Pesë ushqime që parandalojnë oreksin

7 Prill, 12:39| Përditesimi: 8 Prill, 09:33

  • Share

Një dietë e balancuar është çelësi i mirëqënies, por shpeshherë nuk arrijmë t'i përmbahemi  këtij regjimi, sepse ushqimet që konsumojmë nuk na ngopin.

Ndonjëherë biem në grackën e numërimit të kalorive, gjë që nuk na garanton se nuk do të konsumojmë ndonjë ushqim tjetër brenda një periudhe minimale kohore nga konsumimi i sasisë të  parashikuar, bazuar në njësitë e prodhimit të energjisë të trupit tonë.

Njëqind kalori nga patatinat nuk janë të njëjta me njëqind kalori nga karrota të papërpunuara, dhe këtë gjithmonë duhet ta kemi parasysh. Pra, ushqimi ynë duhet të përmbajë proteina të cilësisë së lartë, fibra bimore ose yndyrna të shëndetshme , për të qenë një buri mi mjaftueshëm i kalorive. 

Ndaj ekspertët e ushqimit rekomandojnë që të përfshihen  në rutinën tonë ditore pesë ushqimet e  mëposhtme nëse duam të të ndihemi të ngopur dhe të arrijmë balancën ushqimore.

Avokado

 Avokado është plot yndyrna të mira dhe ka një përqendrim të lartë të fibrave bimore, ndërsa shija neutrale na mundëson ta provojmë në mënyra të ndryshme.Së bashku me një bukë të thekur me përqendrim të lartë fibrash bimore, është ndoshta ushqimi ideal për darkë.

Tërshëra

Drithërat me pak kalori janë jashtëzakonisht të pasura me fibra bimore dhe falë aftësisë së saj për të thithur lagështinë, ndihmon trupin tonë të ndihet i ngopur shumë shpejt. Sigurisht, për çdo ditë duhet të zgjedhim një lloj tërshëre që nuk është përpunuar shumë dhe nuk përfshin sheqerna apo përbërës të tjerë që mund të zvogëlojnë vetitë e saj të dobishme. Një kombinim i mirë është ai me disa pije bimore dhe shumë erëza.

Kosi

 Nëse kosin nuk mund ta hamë të thjeshtë, mund t'i shtojmë copa frutash të freskëta ose të thata, si dhe pak tërshërë, të cilat kombinohen në mënyrë perfekte. Mund ta përgatisni që në mbrëmje, futeni në frigorifer dhe e keni gati për në mëngjes.

Arrat

Të pasura me proteina, fibra bimore dhe yndyrna të shëndetshme, arrat mbajnë të qëndrueshëm nivelin e insulinës në gjakun tonë. Gjitashtu ato përbajnë vitamina, minerale dhe  substanca antioksiduese. E vetmja gjë që duhet të kemi kujdes është kripa dhe përpunimi i mundshëm i tyre, duke zgjedhur arrat e papërpunuara dhe të pakripura, të cilat duhet ti konsumoni në sasi të kufizuar.

Vezët

Burimi më klasik i proteinave në forma të ndryshme, veza është një ushqim i shkëlqyer me një tregues të ulët glicemik, i cili nuk çrregullon nivelet e insulinës në trup. Heq urinë, qoftë edhe në sasi të vogla. Kombinohet në mënyrë perfekte me perime të pasura me fibra , si spinaqi apo brokoli, për shumëllojshmëri në shije dhe ushqyerje më të mirë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në bregdetin shqiptar, sipas jush janë: