Përsëritet historia/ Sali Berisha sulmon ambasadorin britanik me të njëjtat akuza si me Yuri Kim: Keqinformoi qeverinë e tij, u keqpërdor nga Rama e Veliaj

17 Korrik 2023, 13:11| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 13:27

  • Share

1689590459_WhatsAppImage20230717at12.18.08PM.jpeg

Sali Berisha akuzon ambasadorin britanik se ka gënjyer qeverinë e tij. 

E gatuar nga ambasadori King Smith dhe pasardhësi i tij pasi është ai që ka gënjyer  qeverinë e tij me këto dizinformime amatoreske i keqpërdorur nga Edi Rama, Erion Veliaj dhe kundërshtarët e mi në politikë

Gjatë viteve në opozitë unë kam denoncuar Edi Ramën, lidhjet dhe aferat e korrupsionit por këto nuk i kanë ardhur për shtat King Smith apo McGonigal me fustan. Kam denoncuar familjarët e tij që marrin tendera si lukuni

Këto janë akuza të njëjta që Berisha ka përdorur dhe ndaj ish ambasadores Yuri Kim edhe pse nga Washigtoni disa herë u konformua se pozicioni i Shtetet e Bashkuara ka qenë shumë i qartë që nga fillimi në lidhje me personat e përcaktuar. 

Çdo qytetari shqiptar i lind pyetja  “Si është e mundur që Home Office të bazojë akuzat dhe vendimet e tyre në gënjeshtra shpifje e absurde?

Berisha i dha një përgjigje që dhe vetë nuk e beson.

“Me të drejtë shtrohet pyetja si është e mundur që Home Office të bazojë akuzat dhe vendimet e tyre në gënjeshtra shpifje e absurde. Këto akuza janë dëshmi e qartë e lidhje korruptive të ambasadorit King Smith dhe paraardhësit, Duncan Norman me politikanë të Tiranës të cilët nën ndikimin e tyre korruptive kanë transmetuar si të vërteta tek autoritetet e vendit të tyre, gënjeshtra të mediave, deklaratave, dosje të përpunuara nga Mc Gonigal, Lu, Blader.


Lajmi kryesor:

Berisha publikon versionin e tij për raportin e 'Home Office': Mbron të bijën nga akuzat si seksere biznesmenësh! Sulmon Sorosin, Lulzim Bashën dhe gazetarin Carlo Bollino


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?