Berisha publikon versionin e tij për raportin e 'Home Office': Mbron të bijën nga akuzat si seksere biznesmenësh! Sulmon Sorosin, Lulzim Bashën dhe gazetarin Carlo Bollino

17 Korrik 2023, 09:49| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 19:34

  • Share

TIRANË- Sali Berisha përkujton vitin e “non grata”-s britanike duke shpikur gënjeshtra, akuzuar Sorosin, sulmuar gazetarin Carlo Bollino dhe mediat perëndimore dhe duke u përpjekur të mbrojë vajzën e tij Argita Malltezi si seksere. Ish-Kryeministri u përpoq sot të zhvlerësonte akuzat mbi të cilat janë mbështetur argumentet e Mbretërisë së Bashkuar mbi shpalljen “non grata” të tij.

Njësoj si me mbrotjen e tij ndaj "non gratas" së SHBA-së Sali Berisha sulmoi edhe sot dhe gazetarin Carlo Bollino dhe shqiptarja.com. Prej vitesh Sali Berisha është një nga sulmuesit më të përkushtuar të gazetarit Carlo Bollino, duke fabrikuar ndaj tij dhe mediave që Bollino ka drejtuar dhe drejton, sulme të paprecedentë në gazetarinë e lirë shqiptare.

 "Në përpjekje për të mbrojtur trillimet që i ka dhënë qeverisë së tij kundër Berishës, ambasadori King Smith, paraqet Carlo Bollino, si dëshmitar të paanshëm. Ai vlerëson besueshmërisë e mediave të Bollinos, shqiptarja.com dhe Report. tv, si media që "... anojnë pak nga qeveria, por jo
dhe aq shumë " . Ky përshkrim është një tallje me realitetin dhe shqiptarët që jetojnë në këtë vend. Carlo Bollino njihet në Shqipëri, jo vetëm për mbështetjen e verbër për Ramën dhe qeverinë e tij, por para së gjithash, për akuzat se Rama i shpërblen shërbimet e tij me kontrata koncesionesh fitimprurëse, asete publike dhe sipërmarrjet e tjera korruptive. Këto fakte janë publikuar gjerësisht në mediat shqiptare, por ambasadori ka zgjedhur t'i fshehë ato dhe të paraqesë tek Home Office një rrëfim tërësisht të deformuar" deklaroi Sali Berisha sot, (17 korrik 2023) në daljen publike ku lexoi një raport të gjatë me qëndrimet e tij për vendimin e Mbretërisë së Bashkuar që e shpalli ‘non grata’ një vit më parë.

Fakt është që Report TV dhe shqiptarja.com janë mediat të cilat kanë denoncuar me fakte dhe dokumente, pas investigimeve tepër serioze lidhjet e Berishës me Damir Fazllic dhe ekzistencën e një lumi miliardash të serbëve të nisura nga parajsat fiskale dhe të mbërritura në Tiranë.

Ndërsa kujtojmë se Bollino është i vetmi gazetar në Shqipëri që e ka paditur në gjykatë Berishën për shpifje dhe ka fituar ndaj tij. Berisha u përpoq të relativizonte akuzat duke thënë se ato mbësheteten tek media të sponsorizuara nga SOROS, si BIRN, Ballkan Insight etj.

Berisha thotë se janë 3 burimet që nxitën Mbretërinë e Bashkuar ta fusë atë në listën e zezë në korrik të 2021. Fondacioni i George Soros, mediat e publikuara prej tij dhe kundërshtarët politikë, prej të cilëve konkretisht përmend vetëm Lulzim Bashën. 

“Tre burime, SOROS, Balkan Insight, reporter.al, Akuzat e kundërshtarëve të mi politikë. Edi Rama, Erion Veliaj Lulzim Basha. I them ambasadorit se uroj që në emër të bandeës së Elbasanit përfaqësuesi i tyre, Taulant Balla të japë një falënderim apo mirënjohje."

Angazhimin kryesor për shpalljen e tij non Grata ja faturon ambasadorit Alastar King Smith dhe paraardhësit të tij, të cilët i sulmon se janë të korruptuar.

"E gatuar nga ambasadori King Smith dhe pasardhësi i tij pasi është ai që ka gënjyer qeverinë e tij me këto dizinformime amatoreske i keqpërdorur nga Edi Rama, Erion Veliaj dhe kundërshtarët e mi në politikë. Gënjeshtar pa dinjitet" tha ai.

Berisha pranon se në raportin e “Home Office” ndër të tjera përmenden edhe akuzat për lidhjet e ish kryeministrit me biznesmenin Damir Fazlliç, skandali i firmave piramidale, por edhe përfitimet e vajzës së tij në kohën kur Berisha ishte në krye të qeverisë.

"Damir Fazlliç, sipas Home Office e kam mbrojtur kur kanë dalë fakte për inkriminimin e tij.Një akuzë atakon vajzën time në një artikull të këtyre 3 mediave të SOROS-it. Konsulli pretendon se vajza nuk i shërbeu se ai nuk bleu parcelën e tokës dhe ai nuk ra dakord me tarifat që ajo e tarifoi punën e saj. Home Office më akuzon pa asnjë bazë për lidhje me skemat piramidale"tha Berisha.

Pjesë e raportit, ishin edhe kritikat e DASH për qeverinë Berisha.

Berisha u shpall non grata në SHBA në maj të 2021 për korrupsion madhor, ndërsa po për korrupsion ai u shpall non grata edhe nga Britania e Madhe më 22 korrik të vitit të shkuar.

(Kliko këtu për të parë raportin e plotë të paraqitur nga Sali Berisha)

(Kliko këtu për të parë raportin e shkurtuar të paraqitur nga Sali Berisha)

 

Ora 13:11
Non grata nga Britania për lidhjet me biznesmenin Damir Fazlliç, Berisha: Mafia e Sorosit shpifi për vajzën time, Argita Berishën

 

Britania e Madhe ka futur në listën e zezë Sali Berishën, duke e akuzuar për korrupsion dhe pasurimin familjar, ku si shembull sillet historia e Damir Fazlliç, i cili erdhi në Tiranë, pastroi para, mashtroi banka dhe pasuroi Argita dhe Jamarbër Malltezi. Në konferencën për shtyp, Sali Berisha mohon lidhjet me Fazlliç dhe madje sipas tij shpallja non grata është bërë duke pasur parasysh vetëm disa artikuj në disa media të financuara nga Sorosi. Sipas Berishës, mafia e Soros po shpif për fëmijët e tij.

Sipas Berishës, në raport është përdorur një artikull ku thuhet se premton se do të tregojë llogaritë bankarë dhe veprimtaritë e Argita Berishës. Por sipas rtij në artikull paraqitet veprimtaria e një studioje tjetër. 

“Tani, akuzat për korrupsion. Akuzohem se kam pasuruar biznesmenin Damir Fazlliç, për faktin se me një vendim të vitit 2009, është zgjeruar parku energjetik i Porto-Romanos. Burimi, të gjitha mediat e Sorosit. Kjo është një akuzë qesharake që nuk nderon ata që e kanë ngritur. Ky park është ngritur nga PS dhe është zgjeruar në vitin 2009 për nevoja strategjike të vendit. Në brendi të këtyre 810 hektarëve, gjendeshin edhe 12 hektarë të blera te privati nga Fazlliç. Potenciali për zgjerimin e parkut kanë qenë të njohura dhe të publikuara në mediat ndërkombëtare.

Një akuzë tjetër qesharake për korrupsion, bazohet në pretendimin se në vitin 2006, gjatë një marrëveshje mes Albtelekom dhe një kompanie amerikane, Damir Fazliç, sipas një dokumenti pa vulë e firmë, paska kërkuar 1 milion dollarë për fushatë zgjedhore. Burimi si gjithnjë, BIRN, Balkan Insight të Sorosit. Home Office shkruan se në këtë kohë, Albtelekom ishte kompani shtetërore. Por kjo është një mashtrim. Në vitin 2006, Albtelekom ishte një kompani private në 76 përqind dhe investitori kishte të drejtën e parablerjes. Vetë autori i artikullit shkruan se nuk u gjet asnjë gjurmë e këtij transaksioni dhe Fazlliç mohon në mënyrë kategorike këtë kërkesë dhe këto fakte injorohen nga Home Office.

Fazlliç nuk ka dhënë kurrë një qindarkë për PD-në apo për Sali Berishën dhe rrethin e tij. Pasi kemi ikur nga pushteti, Fazliç investon miliona euro në Porto-Romano.

Mafia e Sorosit drejton të gjithë artilerinë ndaj fëmijëve të mi. Një akuzë ka të bëjë me përfshirjen e vajzës time, në një artikull të këtyre medieve të Sorosit. Titulli i artikullit premton se do të tregojë llogaritë bankarë dhe veprimtaritë e Argita Berishës. Paturpësisht, në artikull paraqitet veprimtaria e një studioje tjetër. Home Office i pranon se këto janë trillime.

Rasti tjetër është për një investitor pakistanez, bazuar në një artikull tjetër të BIRN dhe të mafies së Sorosit. Është e vërtetë që ky biznesmen ka qenë klient i studios së vajzës sime, por ajo ia ka bërë të qartë se do i ofronte konsultim për çdo procedurë private, pa asnjë lidhje me qeverinë. Ai i konfirmon se nuk i intereson partneriteti me qeverinë. Janë dy dëshmitarë në këtë takim, që e konfirmojnë këtë gjë. Më vonë ai kërkon proces PPP me qeverinë. Vajza ime e refuzon në mënyrë kategorikë këtë kërkesë, sepse ishte konflikt interesi.

Tani rasti Misha. Pirro Misha gënjen hapur ambasadorin amerikan duke i thënë se një mosmarrëveshje që kishte me një investitor italian, u zgjidh sapo ai kërkoi ndihmën e vajzës sime. Kjo histori nuk ka ndodhur kurrë, por ajo tregon strategjinë e përdorur nga Soros.

Ora 13:11
Përsëritet historia/ Sali Berisha sulmon ambasadorin britanik me të njëjtat akuza si me Yuri Kim: Keqinformoi qeverinë e tij, u keqpërdor nga Rama e Veliaj

1689590459_WhatsAppImage20230717at12.18.08PM.jpeg

Sali Berisha akuzon ambasadorin britanik se ka gënjyer qeverinë e tij. 

E gatuar nga ambasadori King Smith dhe pasardhësi i tij pasi është ai që ka gënjyer  qeverinë e tij me këto dizinformime amatoreske i keqpërdorur nga Edi Rama, Erion Veliaj dhe kundërshtarët e mi në politikë

Gjatë viteve në opozitë unë kam denoncuar Edi Ramën, lidhjet dhe aferat e korrupsionit por këto nuk i kanë ardhur për shtat King Smith apo McGonigal me fustan. Kam denoncuar familjarët e tij që marrin tendera si lukuni

Këto janë akuza të njëjta që Berisha ka përdorur dhe ndaj ish ambasadores Yuri Kim edhe pse nga Washigtoni disa herë u konformua se pozicioni i Shtetet e Bashkuara ka qenë shumë i qartë që nga fillimi në lidhje me personat e përcaktuar. 

Çdo qytetari shqiptar i lind pyetja  “Si është e mundur që Home Office të bazojë akuzat dhe vendimet e tyre në gënjeshtra shpifje e absurde?

Berisha i dha një përgjigje që dhe vetë nuk e beson.

“Me të drejtë shtrohet pyetja si është e mundur që Home Office të bazojë akuzat dhe vendimet e tyre në gënjeshtra shpifje e absurde. Këto akuza janë dëshmi e qartë e lidhje korruptive të ambasadorit King Smith dhe paraardhësit, Duncan Norman me politikanë të Tiranës të cilët nën ndikimin e tyre korruptive kanë transmetuar si të vërteta tek autoritetet e vendit të tyre, gënjeshtra të mediave, deklaratave, dosje të përpunuara nga Mc Gonigal, Lu, Blader.

Ora 13:06
Berisha prezanton raportin e Home Office: Më akuzojnë s’e kam mbrojtur Fazlliç! Në Shqipëri s’ka asnjë provë kundër tij se ka shkelur ligjin

 

Sali Berisha ka publikuar sot një raport sipas tij të cilin ia ka sjellë Home Office në lidhje me shpalljen e tij non grata nga Britania e Madhe. Një nga arsyet sipas Berishë ishte edhe lidhja e tij me Damir Fazlliç, që sipas Home Office, ai e ka mbrojtur kur kanë dalë fakte për inkriminimin e tij. Sipas Berishës s’ka asnjë provë kundër Fazlliç në Shqipëri se ka shkelur ligjin.

‘Rasti i dytë, Damir Fazlliç. Sipas Home Office, e kam mbrojtur kur kanë dalë fakte për inkriminimin e tij. Burimet janë BIRN, Balkan Insight, Reporter.al të superspekulantit Soros. Fazlliç nuk ka qenë kurrë i inkriminuar në Shqipëri, SHBA apo ndonjë vend tjetër. Ndaj tij në Shqipëri nuk kanë dalë kurrë prova të veprimtarisë inkriminuese gjatë kohës që kam qenë kryeministër apo më vonë. Pas një hetimi të nisur nga Ina Rama, u gjet se Fazlliç nuk kishte shkelur asnjë ligj. Në një moment, kur po shkonte në aeroport, prokuroria kërkon arrestimin e tij pa lëshuar një urdhër-arrest. Asnjë shtetas nuk mund të arrestohet pa urdhër. Kur prokuroria i kërkoi paraqitjen, ai erdhi dhe prokuroria konkludoi se ai nuk kishte shkelur asnjë ligj.’- tha Berisha.

Ora 12:40
Britania e shpalli non grata edhe për lidhjet me Fatjon Dautin, Berisha: S’e kam njohur kurrë, është mbështetës i Bashës

 

Sali Berisha thotë se nuk e ka njohur kurrë, Fatjon Dautin, trafikantin që ka mbushur me drogë Britaninë e Madhe. Berisha thotë se nuk e ka njohur kurrë Dautin, por thotë se është një mbështetës i PD, madje sipas tij mbështetës i Lulzim Bashës.

"Fatjon Dauti, një njeri që se kam takuar dhe njohur kurrë. Pak paragrafë më poshtë Home Ofice është shprehur se nuk ka qenë në gjendje të provojë mjaftueshëm se Berisha ka pasur lidhje me Fatjon Dautin. Fatjon Dauti është një mbështetës i PD, ka qenë fare i afërt, s’ka asnjë funksion në PD, ka qenë më shumë se mbështetës i Lulzim Bashës. Kjo është me dokumente. Unë se kam takuar kurrë, një ditë kur shkuam me datë 20, një njeri hapi derën me shqelm dhe Basha lëshoi akuzën se Berisha shoqërohet nga trafikantë dhe unë pyeta se ca është ky, dhe më thanë kështu kështu", tha Berisha. 

Ora 12:37
I shpallur non grata nga Britania e Madhe, Berisha: U morën si prova edhe deklaratat e Lulzim Bashës kundër meje

 

Sali Berisha tha sot në një deklaratë për mediat se edhe sulmet e Lulzim Bashës kundër tij janë marrë si prova nga Home Officce, për ta shpallur ‘non grata’.

'E treta, lidhja ime me bandat e Elbasanit. Burimi, Lulzim Basha. Edhe në këtë rast, ambasadori King-Smith ka përcjellë një shpifje të ish-kryetarit të PD. Ai në nëntor 2022 deklaroi se Berisha po mbledh firmat për mbledhjen e Kuvendit KOmbëtar me ndihmën e Suel Çelës. Unë iu përgjigja, por korrupsioni të bën të vuash nga humbja e memories.
Berisha ka denoncuar bandat e Elbasanit dhe të çdo qyteti me emra dhe lidhjet e tyre zyrtare, miq të ambasadorit, më shumë se të gjithë politikanët shqiptarë së bashku.
Ambasadori britanik mjafton të kishte hapur dosjet e qeverisë së tij dhe do të kuptonte se çfarë marrëzie ka shkruar. Do të duhej të lexonte dosjen e bashkëpunimit të ngushtë mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve gjatë qeverisjes së PD, një bashkëpunim i vlerësuar lart.'- tha Berisha.

Ora 12:32
Non grata nga SHBA, Berisha: Nuk ka asnjë provë! Nëse i publikojnë, largohem nga politika

 

Sali Berisha është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Ish-kryeministri vijon me akuzat se shkak për shpalljen e tij non grata është bërë George Soros. Sipas Berishës, nuk ka asnjë provë për shpalljen e tij non grata, e madje thotë se nëse i publikojnë provat do tërhiqet nga politika. 

“Për fat të keq nuk mund ta bëj këtë për shpalljen non grata nga departamenti i shtetit pasi edhe dy vite pas i është marrë ky vendim, DASH s’ka paraqitur asnjë provë fakt apo dokument ndaj askujt përfshi këtu edhe kongresmenëve të SHBA, mediave të rëndësishme në SHBA dhe askujt tjetër. Në faqet e këtij raporti paraqiten të gjitha të vërteta. Korrupsioni transnacional që sponsorizoi sanksionimin tim del në dritën e sillet me prova fakt e dokumente tronditëse. Qëllimi i këtij raporti nuk është demonstrojë pafajësinë e Berishës përballë akuzave të padrejta. Pafajësinë time e ka vërtetuar periudha 2-vjecare ku kryediplomati i botës nuk paraqiti asnjë fakt të vetëm. Kjo nuk ndodhi se kursejnë Berishën por se nuk ka asnjë të vërtetë në atë vendim. Sfida ime është ende e hapur, paraqisni një provë të vetme dhe unë largohem përfundimisht nga politika

Për turpin e çdo shqiptari, këtë sulm të opozitës e organizon Rama dhe mafia e George Soros. Rikujtoj çdo shqiptar që të mos krijojë kurë përshtypjen e gabuar se SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar fshihen pas këtij sulmi. Këto shtete janë viktimë të disa mollëve të kalbura që kanë rënë në rrjetën e merimangës së Soros, si Mcgonigal, apo Yuri Kim që u largua si të ishte sekretare e PS. Është me rëndësi që çdo shqiptar ta lexojë këtë raport ”, tha Berisha.

Ora 12:30
Berisha: 3 provat kundër meje për t'u shpallur non grata nga Mbretëria e Bashkuar janë sponsorizuar nga Soros

 

Sali Berisha thotë se 3 provat për të cilat janë bazuar nga Home Office për shpalljen e tij ‘non grata’ janë të sponsorizuar tërthortazi nga George Soros.

'Së pari, çdo shqiptar do të dijë se cilat janë dokumentet ku është bazuar vendimi për shpalljen time non-grata? Dokumentet e Home Office tregojnë tre burime. Burimi i parë është Fondacioni Shoqëria e Hapur e Sorosit. Burimi i dytë, mediat si BIRN, Balkan Insight, me sponsor super-spekulantin e botës, Soros. Burimi i tretë dhe i fundit janë akuzat e kundërshtarëve të mi politikë, Edi Rama, Erion Veliaj, Lulzim Basha.'- tha Berisha.

Ora 12:19
‘Non Grata’ nga Britania e Madhe, Berisha: Vendimi është bazuar në trillime dhe shpifje nga ambasadori King Smith

 

Sali Berisha në një deklaratë për mediat thotë se shpallja e tij non grata nga Britania e Madhe është bërë në bazë të shpifjeve nga ambasadori i Britanisë në vendin tonë.

'Së pari, një falënderim të përzemërt të gjithëve ju të pranishëm në këtë sallë, që gjetët kohën në një kohë pak jo të përshtatshme të jeni këtu. Një përshëndetje të përzemërt të gjithë qytetarëve, që do ndjekin këtë paraqitje që bëj sot para jush. Jam këtu sot pothuajse një vit pasi Home Office me shpalli non-grata me akuza false për lidhje me krimin dhe përdorim pushteti për pasurimin tim, të familjes, ish-këshilltarit Damir Fazllicc dhe aleatëve.

Pas këtij vendimi që e shpalli Edi Rama në parlament, deklarova se ky vendim bazohet në shpifje dhe trillime, që kanë në bazë korrupsionin transnacional. Njësoj si në rastin e sekretarit Blinken, vendosa të padis ambasadorin King-Smith dhe titullarin pa emër që kishte firmosur letrën. Mirëpo sipas ligjeve britanike, përpara se të shkoja në gjykatë dhe të paraqitja padinë time për shpifje, duhet të paraqisja një kërkesë me shkrim në komisionin administrativ, që funksionon mbi parimet e një gjykate. Ky komision iu ka dorëzuar avokatëve të mi, faktet, burimet dhe provat mbi të cilat është bazuar vendimi.

Prandaj unë në këtë raport kam paraqitur të gjitha këto dokumenta. Këtë raport do e quaj raportin e transparencës. Për fat të keq nuk mund ta bëj këtë për vendimin e DASH, pasi dy vite pasi është marrë ky vendim, DASH nuk ka paraqitur asnjë provë, fakt apo dokument, përfshi këtu kongresmenë amerikanë dhe media të rëndësishme të SHBA. Në faqen e këtij raporti paraqiten të gjitha të vërtetat. Nga errësira vjen dritë. Korrupsioni transnacional del në dritë me fakte tronditëse për shkallën dhe nivelin e korrupsionit që qëndron pas këtij vendimi. Qëllimi i këtij raporti nuk është pafajësia ime, pasi këtë pafajësi e ka provuar periudha dyvjeccare, gjatë së cilës kryediplomati i botës nuk nxori asnjë fakt, provë apo dokument. Kjo nuk ndodhi sepse po e kursejnë Sali Berishën, por sepse nuk ka asnjë të vërtetë në atë vendim.'- tha Berisha.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Faik: 18/07/2023 09:36

    Sali KRYE KRIMINELI , KRYE BANDITI , KRYE HORRI , KRYE GRABITQARI , KRYE PLAÇKITÈSI , KRYE HAJDUTI , KRYE TRADHTARI , GJAKPIRÈSI , GJAK PRISHURI , KRYE KANIBALI , ANTISHQIPTARI dhe PÈRBINDÉSHI GJAKATAR , qé duhet tè DÈNOHET pèr GENOCID kundèr 3 MILION SHQIPTARÈVE !!! MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR QOFSH bashkè me Soj dhe Sorollop

    Përgjigju
  • halla esma: 18/07/2023 03:40

    po shyqyr qe po na rri ne politike o sali na kenaqe,,ti e ke vendin ne burg bashke me ilir meten dhe edi ramen...

    Përgjigju
  • Iris: 18/07/2023 02:43

    Nje vit /non grata/ duhet perkujtuar.Nje torte me cokollate per rastin, z.Sali?

    Përgjigju
  • Analisti: 17/07/2023 18:41

    Je me fat që gëzon shëndet të plotë dhe fëmijët i ke të rritur se po të kishe ndonjë problem nga zemra ose fëmijët e vegjël do të të kishte arrestuar SKAP-I.

    Përgjigju
  • Sala: 17/07/2023 17:59

    Ameriken ky do e padiste ne France, po Mbreterine e Bashkuar ku do e padise ne Spanje? Hahah

    Përgjigju
    • Kush: 18/07/2023 06:21

      Kush e ka lexu Twitterin në Francë? A e ka dëgjuar njeri kur po lexohej?

    • Padi franceze: 17/07/2023 21:54

      Per me shum ne nje korreksjoni, padia e formuar eshte se edhe ne france eshte lexuar twtteri i segretarit USA Blinken !!! ????????????

    • Blinken: 17/07/2023 18:32

      Pse po ja vonon gjyqin dhe nuk i jep përgjigje, ku do e padisë Francën?

  • Ethem Lalaj: 17/07/2023 17:47

    Sb është Shpifsi,Mohuesi i çdo krimi që kë bërë në 33 vite më shumë se TURKU NË 500 VITE,GJERMANI ITALIANI,GREGU GJAT L2B E NË VAZHDIM TË GREKUT..!! -Ky përbindësh thot se nuk ka fakte për non gratën Amerikane e Angleze: 1.Vjedhja e zgjedhjeve në 1996,2009,2011..nuk ishte DHUNIM I DEMOKRACISË..Shoki Sali( STALIN)..? 2.Bojkoti Kuvëndit dhe zgjedhjeve lokale..a nuk ishin DHUNIM I DEMOKRACISË..? Ky mund të thot se ishte Luli Kryetar i PD.Por Ky e deklaroi vet një gjë të tillë.Dhe dihet se pa Sb PD nuk lëviz as MIZA..O shoku Sali(Stalin)! 3.A ke bër zgjedhje të lira PD dhe Shqipëria Shoki Sali ( Stalin)..!? 4.Hiroshima e GËRDECIT A NUK ËSHTË KORRUPSION FAMILJAR OR KAMELEON..!? 5.Po vrasjet e 21 janarit 2011 a ishin Korrupsion dhe dhunim i drejtësisë ..A të pëlqeu VERA E LIKES O SALI QË TREDHE GJL..? -Pse Diveroli Amerikan(shoku Zenit) u dënua 4 vite burg dhe Zeni po bën qejf me parat e korrupsionit me 26 të vrarë.. Ah shoku Sali(Stalin).!! 6.Po VKM me firmën tënde për KLUBIN PARTIZANI PËR DHËNDRIN A NUK ISHTE KORRUPSION FAMILJAR O SHOKU SALI.( Salin).! 7.Po Afera ÇEZ-DIA a ishte Korrupsion shoku Sali..!? 8.Po vila në Gj.Lalzit si u ndërtua sh.Sali..!? 9.Po kursin 6 mujor të Plepave për magjistratët me fillore që i bëre Jurist kush e hapi Shoki Sali..!? 10.Pse kundërshton Reformën në Drejtësi të iniciuar nga SHBA+BE shoki Sali..!? 12.Po universitete Privare kush i ndërtoi shoki Sali..? 12.Po EMBARGON E NAFTËS TË OKB kush e theu shoki Sami..!? 13.A ishit Ju kundër RAMBUJES shoki Sali..!? 14.A ishit Ju kundër Kosovës SHTET të pa varur dhe UÇK shoki Sali..? ka fakte për këto..! 15.A ishin deputetët e tu që firmosën raportin e DIK MARTYT NË KIE 2012..shoki Sali..?? 16.A ja shitët DETIN GREQISË NË 2009 shoki Sali. !? 17.Po Janullatosin Grek kush e Solli në Shqipëri Shoki Sali..! 18.Po Azem Hajdarin kush e nxori në pritë për ta vrarë F.Haklaj që i Vrave 4 vëllezrit Haklaj gjithsej 200 Tropojan.. shoku Sali..!? 19.Pse ke sulmuar Ibrahim Rugovën,Rexhep Qosen,A.Thaçin..shoku Sali..? 20.A e thirrët Ju Bujar Bukoshin me 400 mercenar për grushtin e Shtetit 1998..Shoki Sali. ? 21.Ku shkuan parat e firmave piramidale që ju i quajtët..PARAT më TË PASTËRTA NË BOTË..shoki Sali..? 22.A e keni kërcënuar E.Ramën për ta vrarë në 21 janar 2011 dhe tashmë e CILËSOI ARMIK TË BETUAR.. shoki Sali..!? A quhet kjo dhunim i demokracisë..? -Në sivin tënde numërohen 101 krime shoki Sali..! -Ato do i numërojmë më von.Sot na zuri VAPA shoku Stalinit..!

    Përgjigju
    • e drejta: 18/07/2023 09:03

      TE LUMTE MENDJA DHE PENA SE I KE QENIS SHUME MIRE TE GJITHA BEMAT E SAHALE KRIMINEL berishes...NJE BRAVO TE MADHE

    • Fshati: 18/07/2023 08:34

      As 1% te krimeve nuk i ke numuruar.

  • Nexhmija: 17/07/2023 17:46

    Të është bo padrejtësi shoku Sali.

    Përgjigju
  • Deti: 17/07/2023 17:38

    Salo gjithe bota eshte fajtore e vetem ti jo eeee i madh je, iiik o ...... se sgjej fjal te te etiketoj se i ke kaluar te gjitha limitet me kohe ti ti ti ftuuuuu.Po kushedi mbase nje dite do te bejme sehir me pranga ne duar si Pinoceti

    Përgjigju
  • Po çfarë i ke këto shoku Sali?: 17/07/2023 17:37

    Bëj pak autokritikë para partisë, dhe kërkoi falje idhullit tënd me të cilin u rrite e u gatite. Bar do hani, por armikut mos ju dorëzoni ju thoshte ai. Ti nuk e doje barin, I doje të gjitha vec armikut mos me u dorëzue.

    Përgjigju
  • Dori: 17/07/2023 16:44

    Per sa koh ti te jesh ne politike o kriminel,per aq kohe Rama do ngelet kryeminister.Je nje kufome qe kerkon te shpeton Argiten e Shkelzenin por do vij dita qe dhe ato te japin llogari nese nje dit do ket drejtesi ky vend

    Përgjigju
  • Fadili: 17/07/2023 15:50

    “Komunisti “ me i rrezikshem ne te gjitha trojet shqipefolese!

    Përgjigju
  • Edi Rama doni: 17/07/2023 15:42

    Ke ik për lesh zotëria juaj. Të fala mom Likes. Po thon të kan arrestu

    Përgjigju
    • Hoti: 17/07/2023 17:55

      Kan arrestu Blinkin në Francë jo mue

  • Raporti: 17/07/2023 15:36

    Përalla me mbret e me dragoj...trim paska qenë ky kavaljeri Nexhmijes

    Përgjigju
  • populli: 17/07/2023 15:36

    PO akoma me kete plere muti merreni nuke e dime ne cfare i dha e cfare bere pere SHqiperine dogji e shkatrroje gjithe cka yyyy plera e mutit bashke me ju servila e plera

    Përgjigju
  • Xxxxx: 17/07/2023 15:32

    Berisha I futi tmerrin amerikes..kujtonin amerikanet se do arrestonin sales kaq kollai ....I mori perpara sala 300 miljon amerikan prrr prrrrr iku amerika si e dhjer tani qe nuk ja arriti dot kerkon ta bej mike salen ..

    Përgjigju
    • Shqipëria tashmë një burg i madh: 17/07/2023 18:06

      Të rrosh sa malet shoku Sali.

  • Meri: 17/07/2023 14:58

    Je KRIMINEL....,shkatërrove çdo gjë të bukur që kishte Shqipëria,shkatërrove kulturēn dhe traditat,bëre sa munde për të pëçar popullin.Je nji pjell e pështir,që kënaqesh me fatkeqsit e të tjerëve.Të uroj,të mos gjesh paqe deri në frymëmarrjen e fundit:

    Përgjigju
  • Linda: 17/07/2023 14:19

    Vetem fakti qe ka aq pasuri mara mendshe Berisha dhe femijet e tij automatikisht kalon nen titullin e " non grada",eshte hajdut,kriminel dhe matrapaz!

    Përgjigju
  • Xhoni: 17/07/2023 14:09

    Rama Kryeministeri i duhur per Shqiprin????

    Përgjigju
  • Xhesi: 17/07/2023 14:08

    Zoti Rama ju po beni nje pune te palodhur per Shqiptaret per tu duartrokitur ????????

    Përgjigju
  • Lola: 17/07/2023 13:26

    Ti je krimineli me i madh i ketij vendi prandaj je shpallur nongrada

    Përgjigju
  • Lui: 17/07/2023 13:25

    Berisha rri e rri e shpik ndonje gje

    Përgjigju
  • Jona: 17/07/2023 13:24

    E ke merituar te jesh nongrada

    Përgjigju
  • Ini: 17/07/2023 13:23

    O sali po ti vazhdon akoma te hash mut

    Përgjigju
    • Sufllaqja Patronazhiste: 17/07/2023 15:56

      Vono po nuk harro ti patronazhist "e drejta", do vije dita qe diskun do e ktheni sapo Lideri Global te haj kollodokun e FBI ne USA

    • e drejta: 17/07/2023 13:27

      BASHKE ME SHPELLAREN QE E MBRON (SUFLLAQJA PATRONAZHISTE)...

  • e drejta: 17/07/2023 12:53

    I VETMI NON GRATA NE BOTE QE E KA MARRE TITULLIN FAMILJARISHT

    Përgjigju
    • Sufllaqja Patronazhiste: 17/07/2023 13:17

      C'thua mer, harrove akullore Dakon dhe familjaret e tij + Tomken shokun e Edit me familjaret e tij + i nderumi Rakipi me familje

  • e drejta: 17/07/2023 12:51

    KY BANDITI KUJTON SE SHBA DHE UNITED KINGDOWN JANE BUDANJE ...

    Përgjigju
  • e drejta: 17/07/2023 12:49

    PO FLET BANDITI I SHQIPERISE, ME EMRIN SAHALE BERISHA...

    Përgjigju
  • e drejta: 17/07/2023 12:36

    O SAHALE BERISHA TI JE NJE BANDIT I REGJUR, POR MOS KUJTO SE POPULLI ESHTE BUDALLA DHE DO TE BESOI MASHTRIMET E TUA..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?