Përse nuk përballet vetëm me drejtësinë? Berisha: S’po e dëmtoj partinë, po e mbroj

25 Tetor 2023, 12:57| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 13:27

  • Share

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mobilizuar të gjithë Rithemelimin në mbrojtje të tij, që pasi GJKKO i vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” ndërsa është në hetim për çështjen e privatizimit të ‘Partizanit’. I pyetur nga gazetarët se përse nuk përballet vetëm me drejtësinë, por mobilizon partinë, Berisha tha se nuk po e dëmton partinë, por sipas tij po e mbron kundër një procesi të shëmtuar politik. Madje Berisha thotë se ka mbështetjen e anëtarëve të Rithemelimit.

“Si mund ta dëmtoj unë PD kur po e mbroj atë kundër një procesi të shëmtuar politik. Përkundrazi është dhe do mbetet krenare e këtyre reformave që ndryshuar Shqipërinë. Se kam personale unë këtu, parimore, programore dhe e cila përballet me një persekutim politik të paimagjinueshëm. Të thuash se letrat me vlerë i paskam futur në përdorim për dhëndrin tim. S’ka marrëzi se kjo. Kanë filluar të përdoren në vitin ’95. Përbëjnë mbi 300 mln euro që qytetarët kanë përfituar dhe janë pak. Shpërndanë letra me vlerë tek 1.3 mln shqiptarë.

Asgjë nuk cenon demokracinë e brendshme të PD, kam një mbështetje në rritje të jemi i sinqertë. Kjo sa i përket mbështetjes veçse ka rritur mbështetjen ndaj Berishës, nuk pajtohet kush me të pavërtetën. Siç është maltezi sot atje, duhet të ishin çdo ndërtues atij. Të gjithë shesin në themel.

Po e çoj PD drejt një beteje që do e fitojë. E rëndësishme është që nga rreshti i parë tek i fundit është daci-bao politike”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

‘Partizani’/ Mbrojtja e Berishës braktis gjyqin, GJKKO i vendos avokat shtetëror! Në sulm Shkëlzen Berisha, zëvendësohet Artan Simoni! Vendimi shtyhet për nesër


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?