Mishi i bllokuar nga AKU

Përpunohej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, AKU bllokon mbi 500 kg mish në 'Fast Food-in' në Tiranë! 500 mijë lekë gjobë pronarit

28 Dhjetor 2022, 10:14| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 12:05

  • Share

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se ka bllokuar 566 kilogramë mish në një ‘fast-food’ të Tiranës për shkak se qëndronte e përpunohej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.

Përveç bllokimit të sasisë së produktit ushqimor, AKU vendosi që dhe pronari V. Gj i ‘fast-food-it’ të gjobitet me 500 mijë lekë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit tha se nga produkti i cili është bllokuar është marrë një mostër për t’u analizuar për treguesit mikrobiologjik. Njëkohësisht, AKU-ja ka njoftuar se do të vijon me kontrollet me qëllim garantimin e shëndetit të konsumatorëve në këtë prag festash të ndërrimit të viteve.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?