Përplasi për vdekje të moshuarin dhe u largua nga vendngjarja, policia arreston shoferin 31 vjeçar në Shkodër

30 Nëntor 2023, 20:29| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 20:30

  • Share

Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi aksidentoi për vdekje 68 vjeçarin M.P gjatë orëve të para të mëngjesit. 

Në pranga ka rënë K.K, 31 vjeç i cili ka përplasur për vdekje të moshuarin na aksin Shkodër-Lezhë dhe më pas është larguar nga vendngjarja. 

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjetin tip “Peugeot” me të cilin ndodhi aksidenti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Lajmi kryesor:

Aksident në Shkodër, makina përplas për vdekje këmbësorin! Drejtuesi largohet nga vendi i ngjarjes, arrestohet nga policia disa orë më vonë


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?