Makina që kreu aksidentin

Aksident në Shkodër, makina përplas për vdekje këmbësorin! Drejtuesi largohet nga vendi i ngjarjes, arrestohet nga policia disa orë më vonë

30 Nëntor 2023, 10:37| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 20:44

  • Share

SHKODËR- Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin Shkodër-Lezhë gjatë mesnatës të së mërkurës. Një këmbësor është përplasur nga një makinë që drejtohej nga shoferi 31 vjeçar M.P.

Ky i fundit u largua nga vendngjarja dhe arrestimi i tij u bë i mundur vetëm në orët e mbrëmjes së sotme, kur policia njoftoi edhe sekuestrimin e automjetit tip "Peugeot" ku duken qartë shenjat e përplasjes të të moshuarit. .

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes. 

Ora 20:29
Përplasi për vdekje të moshuarin dhe u largua nga vendngjarja, policia arreston shoferin 31 vjeçar në Shkodër

Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi aksidentoi për vdekje 68 vjeçarin M.P gjatë orëve të para të mëngjesit. 

Në pranga ka rënë K.K, 31 vjeç i cili ka përplasur për vdekje të moshuarin na aksin Shkodër-Lezhë dhe më pas është larguar nga vendngjarja. 

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjetin tip “Peugeot” me të cilin ndodhi aksidenti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 30/11/2023 11:00

    Ne Shqiperi jena trima te forte, ecin njerezit ne mes te naten ne kembe e bicikleta pa asnje drite e pastaj vdesin. Kurse ato frigacak qe jetojn ne Europe ecin me drita, jelek me drita e çuditerisht mbijetojn

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?