Foto nga përmbytjet në Greqi

Përmbytjet në Greqi, Rama: Keqardhje për jetët e humbura! Shqiptarët e prekur të kontaktojnë ambasadën tonë në Athinë

10 Shtator 2023, 14:40| Përditesimi: 10 Shtator 2023, 16:52

  • Share

TIRANË- Pas përmbytjeve katastrofale në Greqi, kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura. Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se Shqipëria është me zemër me gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Po ashtu, kreu i qeverisë i bën thirrje çdo shqiptari që është prekur nga përmbytjet që të kontaktojnë ambasadën e vendit tonë në Greqi, e cila është në dispozicion të qytetarëve 24 orë. Po ashtu, Rama u bën thirrje se nëse janë në zonat e prekura nga përmbytjet të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë, në numrin 112.

"Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithë zemër me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore.

Ambasada jonë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë, në numrin e aktivizuar të telefonit 112, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë

Gjithashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t'i drejtohen Ambasadës sonë përmes numrit të emergjencës 00030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve 24/7 dhe në adresën e email-it [email protected]", shkruan Rama.

Edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla shprehu solidaritet e mbështetje pas përmbytjeve të ditëve të fundit në vendin fqinj.  Përmbytjet në Greqi i kanë marrë jetën deri më tani 14 personave, ndërsa situata është kritike me qindra banesa nën ujë.

Shqiptarët që janë prekur nga përmbytjet në Greqi mund të kontaktojnë me ambasadën shqiptare këtu:  00030-6941658183 dhe [email protected].

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Papadhopulos: 10/09/2023 19:10

    Bravo ministri Balla, qe menjehere pas Rames, beri te njejtin urim, te kete sa me pak viktima. I lumte Balles per inisiativen.

    Përgjigju
  • Maria: 10/09/2023 16:09

    Zoti kryeminister te lutem mos fol ne numrin shumes,sepse une pjese e Shqiperise ndjej keqardhje per permbytjet por nuk lutem per nje vend qe mua me quan armik,me ligjin e luftes ndaj shqiperise.

    Përgjigju
  • asolingo: 10/09/2023 14:49

    Krenar per nje kryeminister qe ben punen e duhur.Na ka munguar vite te meparshme mbeshtetja nga ana e qeverise(qeveri i thençin se Shqiperine e kane udhehequr shpellaret dhe druvaret),prandaj i jemi mirenjohes kryeministrit Edi Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?