Operacionet e shpëtimit në Greqi

Përmbytjet në Greqi, gjenden të pajetë nënë e bir, shkon në 15 numri i viktimave

10 Shtator 2023, 15:07| Përditesimi: 10 Shtator 2023, 18:13

  • Share

Është rritur bilanci i viktimave nga përmbytjet në Greqi. Mediet greke raportojnë se janë konfirmuar 15 të vdekur pas stuhisë dhe përmbytjeve në rajonin e Thesalisë.

Trupat e fundit që janë gjetur të pajetë janë një 88-vjeçare dhe djali i saj 65-vjeç. Kurse trupi i 15-të u gjet nga roja bregdetare në Gjirin Pagasitikos dhe i përket një 42-vjeçari. Autoritetet greke shprehen se bilanci do të rritet ende, pasi rezultojnë dhe 2 persona të tjerë të zhdukur nga stuhia Daniel.

Në zonat e pyermbytura në qendër të Greqisë vazhdojnë me intensitet aksionet e shpëtimit. Që nga mbrëmja e së hënës (04.09.2023) Greqia u prek prej stuhisë së presionit të ulët që shkaktoi reshje të fuqishme. Të mërkurën në mbrëmje “Daniel” mbërriti rajonin e Afrikës dhe duke shkaktuar vërshimin e ujërave edhe në disa stacione të metrove të Athinës.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?