Përkujtohet 50 vjetori i Revoltës së Spaçit, Basha: Mirënjohje përjetë heronjve që u sakrifikuan në emër të lirisë

21 Maj 2023, 13:49| Përditesimi: 21 Maj 2023, 13:50

  • Share

1684669836_1679211917800063a973cbbeaf0.png

Ish kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë një mesazh me rastin e 50-vjetorit të revoltës së Spaçit. Basha shkruan se është një ndër lëvizjet më të forta antikomuniste përballë regjimit famëkeq në Shqipëri.

“Kryengritja e Spaçit shënon një nga lëvizjet më të forta antikomuniste gjatë regjimit famëkeq në Shqipëri. Heronjtë e kësaj revolte do të mbeten përherë simbol i përpjekjes së shqiptarëve për t’u ndarë nga komunizmi. Burrat që u ngritën kundër regjimit gjakatar në një nga burgjet më famëkeqe komuniste, dëshmuan vendosmërinë për t’iu kundërvënë propagandës dhe mizorisë famëkeqe. Ata qëndruan, luftuan dhe nuk u dorëzuan, duke vënë interesat më të larta të vendit mbi fatin e tyre personal. Mirënjohje përjetë heronjve që u sakrifikuan në emër të lirisë!”- shkroi Basha.


Lajmi kryesor:

Përkujtohet 50-vjetori i Revoltës së Spaçit, Presidenti Begaj: Heronjtë që u sakrifikuan, janë kujtesë se lufta për liri është e përhershme


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?