Përkujtohet 50-vjetori i Revoltës së Spaçit, Presidenti Begaj: Heronjtë që u sakrifikuan, janë kujtesë se lufta për liri është e përhershme

21 Maj 2023, 13:36| Përditesimi: 21 Maj 2023, 15:11

  • Share

Ditën e sotme është përkujtuar 50 vjetori i Revoltës së Spaçit nga të burgosurit politikë në vitin 1973 kundër regjimit komunist. Të pranishëm në këtë përkujtim, kanë qenë edhe krerët fetarë në Shqipëri .

Gjithashtu edhe presidenti i Republikës Bajram Begaj ka qenë i pranishëm në ish Burgun e Spaçit, ku i shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, e cila u bë pjesë e aktiviteteve të organizuara nga Dioqeza Rrëshen dhe Bashkia Mirditë në bashkëpunim me institucionet dhe organizatat që angazhohen në fushën e edukimit dhe ruajtjes së kujtesës historike.

Gjatë fjalës së tij Begaj u ndal tek respekti ndaj të gjithë personave që bënë sakrifica për liri, duke përmendur disa prej tyre, duke i cilësuar si “Heronjtë e Spaçit”.

“Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Bejko, Hajri Pashai, Dashnor Kazazi, Jorgji Pepa, e shumë e shumë të tjerë që unë nuk po i përmend, janë vetëm disa nga ata emra që e bënë sakrificën e tyre për të treguar se edhe mbas vdekjes, shpresa nuk vdes. Ata janë pjesë e një historie që ende nuk ka dalë plotësisht në dritë dhe që ndikon me peshë hijesh në të ardhmen e vendit tonë. Heronjtë e Spaçit e të tjerë si ata, shërbejnë si një kujtesë për të gjithë ne, se lufta për liri është një luftë e përhershme, që kërkon angazhimin dhe vigjilencën tonë të palëkundur. Një kujtesë se fuqia për të formësuar fatet tona qëndron brenda secilit nga ne”-tha Begaj.

Më tej ai shtoi se duhen ndërtuar ura mirëkuptimi, dhembshurie duke u bërë më të vetëdijshëm për të shkuarën dhe për të ndarë të mirën nga e keqja duke u shkëputur tërësisht nga hija e periudhës të errët komuniste.

"Le të ndërtojmë ura mirëkuptimi, dhembshurie dhe ndjeshmërie, duke e ditur se nëpërmjet këtyre lidhjeve shpirtërore ne mund të krijojmë një të ardhme më të ndritshme për brezat që do të vijnë. Por ta fillojmë këtë duke u bërë të vetëdijshëm për të shkuarën tonë e duke ndarë moralisht të mirën nga e keqja. Çka është më e rendësishme të ndërtojmë të ardhmen, duke kërkuar falje për gabimet e të shkuarës, e duke u shkëptur tërësisht nga hija e periudhës më të errët të kombit tonë."- shtoi presidenti.

Në përfundim aduke përkujtuar martirët e kësaj revolte, Begaj tha se të mbijetuarit e Revoltës së Spaçit janë shembulli më i mirë i përçimit të tolerancës dhe mençurisë.

Në revoltën e Spaçit më 21 Maj 1973 që zgjati dy ditë, regjimi komunist pushkatoi 4 të dënuar politike, Skënder Dajën, Dervish Beken, Hajro Pashain dhe Pal Zefin.

Ora 13:49
Përkujtohet 50 vjetori i Revoltës së Spaçit, Basha: Mirënjohje përjetë heronjve që u sakrifikuan në emër të lirisë

1684669836_1679211917800063a973cbbeaf0.png

Ish kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë një mesazh me rastin e 50-vjetorit të revoltës së Spaçit. Basha shkruan se është një ndër lëvizjet më të forta antikomuniste përballë regjimit famëkeq në Shqipëri.

“Kryengritja e Spaçit shënon një nga lëvizjet më të forta antikomuniste gjatë regjimit famëkeq në Shqipëri. Heronjtë e kësaj revolte do të mbeten përherë simbol i përpjekjes së shqiptarëve për t’u ndarë nga komunizmi. Burrat që u ngritën kundër regjimit gjakatar në një nga burgjet më famëkeqe komuniste, dëshmuan vendosmërinë për t’iu kundërvënë propagandës dhe mizorisë famëkeqe. Ata qëndruan, luftuan dhe nuk u dorëzuan, duke vënë interesat më të larta të vendit mbi fatin e tyre personal. Mirënjohje përjetë heronjve që u sakrifikuan në emër të lirisë!”- shkroi Basha.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • nani: 21/05/2023 21:11

    ben mire qe kujtohet kampi i te burgosurve politike. Komunistet jane akoma dhe nuk u denuan asnjehere per krimet kur njerezimit ne shqiperi

    Përgjigju
  • Shqiponja: 21/05/2023 20:25

    Sorra sorres nuk ja nxjerr syte !!! Nga hajdute ne heronj...

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 21/05/2023 17:40

    Ata atje ishin kriminela, çfare heronjsh, kështu erdhi koha sot, horri bëhet hero, e i ndershmi i keq. Ptu president kot.

    Përgjigju
  • Alb: 21/05/2023 16:17

    Edhe aje burke duhete mu hapa,se shqipnija ska ku cone te burgosurite kaq shmu ka sote. Ma zi se ne kohe te PPSH

    Përgjigju
  • Ben: 21/05/2023 14:55

    Filloi Luli te angazhohet pak nga pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?