Përjashtimi i 19 deputetëve të grupit Berisha-Bardhi, Salianji: Luftë e Ramës ndaj nesh! Do t'i përgjigjemi me të gjitha format e mosbindjes civile

29 Janar, 15:56| Përditesimi: 29 Janar, 16:05

  • Share

1706540626_1695382779salianji.jpg

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka e ka konsideruar si "shpallje lufte" ndaj opozitës vendimin e marrë së fundmi nga Sekretariati i Etikës për përjashtimin e 19 deputetëve të grupit Berisha-Bardhi që pamundësuan diskutimet normale në seancën plenare të datës 25 janar. 

Salianji tha se do të ketë një ashpërsim të mosbindjes civile të opozitës ndërsa i bëri thirrje Parlamentit Europian që të dërgojë në Shqipëri një mision monitorimi sa i takon zhvillimeve parlamentare në vend. 

"PD e dënon me forcën më të madhe këtë dhe e dënojmë si shpallje lufte të cilës ne nuk do t’i shmangemi dhe do të përgatisim përgjigjien. U bëjmë me dije partnerëve ndërkombëtarë se thirrjet e tyre të përsëritura po shpërfillen në mënyrë putiniane nga Edi Rama. Shkarkimi përkohësisht i 19 deputetëve të opozitës nuk mund të bëhet nga qeveria. I bëjmë thirrje Edi Ramës të ndalë luftën ndaj opozitës përndryshe do t'i përgjigjemi me të gjitha format e mosbindjes civile. I bëjmë thirrje Parlamentit Europian të dërgojë në Shqipëri një mision monitorimi"- tha Salianji. 


Lajmi kryesor:

Bllokuan seancën plenare e komisionin e 'Zgjedhores', përjashtohen 19 deputetë të opozitës! 20 ditë për Salianjin, 10 ditë për të tjerët (EMRAT)


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?