Bllokuan seancën plenare e komisionin e 'Zgjedhores', përjashtohen 19 deputetë të opozitës! 20 ditë për Salianjin, 10 ditë për të tjerët (EMRAT)

29 Janar, 13:52| Përditesimi: 29 Janar, 17:13

  • Share

TIRANË- Një aksion më i zbutur, duke zëvendësuar flakadanët me zhurmues, e duke hequr dorë nga përplasja me gardën e karriget pirg, nuk e ka shpëtuar opozitën e kaosit nga ndëshkimi. Jo pak, por 19 deputetë u përjashtuan me argumentin se penguan punimet e seancës së ditës së enjte, duke bllokuar foltoren e duke krijuar zhurmë në sallën e parlamentit.

Më i ndëshkuari, është Ervin Salianji me 20 ditë, ndërsa 18 të tjerët u përjashtuan me 10 ditë. Salianji e quajti ndëshkimin e 19 deputetëve të opozitës nga Sekretariati i Etikës akt turpi. Ai akuzoi Ramën se urren parlamentin, ndërsa kolegët socialistë si patronazhistë.

Në kërkesën e dorëzuar Sekretariatit të Etikës, PS thotë se përjashtimet u kërkuan sepse deputetët e opozitës vijojnë përsëritjen e akteve bllokuese. Deputeti Salianji kishte vendosur pajisje zhurmuese në sallë, që sipas socialistëve bllokoi punimet e Kuvendit, duke vijuar me këtë skenar pavarësisht thirrjes së kryeparlamentares Lindita Nikolla për të vijuar normalisht seancën.

"Deputetë të opozitës vendosen pajisje zhurmuese në sallë, përkatësisht deputeti Ervin Salianji mbante në dorë një pajisje zhurmuese, gjë e cila nuk lejoi që Kryetarja e Kuvendit të vijonte normalisht me rendin e ditës. Edhe pse u kërkoi deputetëve të uleshin dhe të vijonin normalisht zhvillimin e seancës sipas agjendës, ato vijuan të mbanin të bllokuar foltoren”, thuhet në kërkesën e firmosur nga 6 deputetët socialistë.

Përjashtim i tyre u kërkua edhe për mos-lejimin e mbajtjes fizikisht të Komisionit të Reformës Zgjedhore duke zaptuar sallën, çka detyroi që pas 2 vitesh ndërprerje, Zgjedhorja të niste punën vetëm përmes një mbledhje online.

"Skenarët pengues të veprimtarisë parlamentare nga deputetët e opozitës vijuan edhe në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore të datës 26.01.2024, ata bllokuan sallën ku do të zhvillohej mbledhja duke mos lejuar deputetët e mazhorancës të uleshin në vendet e tyre. Deputetet Albana Vokshi dhe Lindita Metaliaj zunë vendin e dy bashkëkryetarëve si dhe i'u drejtuan me tone të larta deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Kjo situatë e krijuar e bllokimit të sallës nga deputetët e opozitës detyroj që mbledhja të mos zhvillohej fizikisht", thuhet në kërkesë.

Në mesin e 19 emrave, nuk është ai i Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës pasi këto të fundit ishin të përjashtuar dhe nuk morën pjesë në aksionin e javës së deputetëve të kaosit.

EMRAT E DEPUTETËVE TË PËRJASHTUAR
1-Albana Vokshi
2-Sorina Koti
3-Elda Hoti
4-Lindita Metaliaj
5-Isuf Cela
6-Tritan Shehu
7-Lefter Geshtenja
8-Helidon Bushati
9-Xhelal Mziu
10-Edmond Spaho
11-Oerd Bylykhashi
12-Ervin Salianji
13-Saimir Korreshi
14-Kasem Mahmutaj
15-Ramadan Likaj
16-Kastriot Piroli
17-Qani Xhafa
18-Lodovik Hasani
19-Luan Baçi
DEPUTETËT E PS QË KANË FIRMOSUR KËRKESËN PËR PËRJASHTIM
1-Shpresa Marnoj
2-Baftjar Zeqaj
3-Ismet Beqiraj
4-Ilir Topi
5-Ilir Ndraxhi
6-Arkend Balla

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 15:56
Përjashtimi i 19 deputetëve të grupit Berisha-Bardhi, Salianji: Luftë e Ramës ndaj nesh! Do t'i përgjigjemi me të gjitha format e mosbindjes civile

1706540626_1695382779salianji.jpg

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka e ka konsideruar si "shpallje lufte" ndaj opozitës vendimin e marrë së fundmi nga Sekretariati i Etikës për përjashtimin e 19 deputetëve të grupit Berisha-Bardhi që pamundësuan diskutimet normale në seancën plenare të datës 25 janar. 

Salianji tha se do të ketë një ashpërsim të mosbindjes civile të opozitës ndërsa i bëri thirrje Parlamentit Europian që të dërgojë në Shqipëri një mision monitorimi sa i takon zhvillimeve parlamentare në vend. 

"PD e dënon me forcën më të madhe këtë dhe e dënojmë si shpallje lufte të cilës ne nuk do t’i shmangemi dhe do të përgatisim përgjigjien. U bëjmë me dije partnerëve ndërkombëtarë se thirrjet e tyre të përsëritura po shpërfillen në mënyrë putiniane nga Edi Rama. Shkarkimi përkohësisht i 19 deputetëve të opozitës nuk mund të bëhet nga qeveria. I bëjmë thirrje Edi Ramës të ndalë luftën ndaj opozitës përndryshe do t'i përgjigjemi me të gjitha format e mosbindjes civile. I bëjmë thirrje Parlamentit Europian të dërgojë në Shqipëri një mision monitorimi"- tha Salianji. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pena: 29/01/2024 17:28

    Ky maliqari duhet te ishte ne biruce, kot Ben si I denuar, Ka sajuar dhe shpif ne Emer te fjales te lire opozitare. Eshte vemje shoqerore, mbetje natyrore!

    Përgjigju
  • cudi: 29/01/2024 16:15

    ore pse nuk e VRASIN njeri tjetrin kta per PRISHJE PAZARESH ???

    Përgjigju
  • Partia: 29/01/2024 14:33

    Po pse jo te gjithë? Do lija vetëm Lulin se është i bukur dhe shkon me shefin e madh. Çift perfekt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?