Për Ditën e Verës, e gjithë Tirana ‘tryezë’ feste! Aktivitete nga sheshi ‘Skëndërbej’, Liqeni dhe Pazari i Ri! Muzaka: Risi, kamioni lëvizës i kthyer në një skenë 

13 Mars, 14:12| Përditesimi: 13 Mars, 14:27

  • Share

Ashtu siç është bërë tashmë traditë, bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh për ditën e verës. Ato do në nisin në Sheshin Skënderbe, për të vazhduar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe për të përfunduar më Sheshin Nënë Tereza.

Lojëra të ndryshme për fëmijë, hapësira rekreative, panaire librash, skena të ndryshme për performanca muzikore e kërcimi, sport, produkte nga prodhuesit lokal dhe artizanët do të jenë vetëm disa nga aktivitetet që do të serviren për të gjithë qytetarët në ditën e Verës në Tiranë.

“Do vazhdojë tek sheshi Skënderbe me një ekspozitë automjetesh retro. Do jenë motorët vespa, harli. Për të vazhduar tek parku Evropa me Një klasë joga. Do jenë fëmijët që do të mundohen të krijojnë balona vetë. Do të ketë ekspozita pikturash. Për të vazhduar me aktivitetet tek bulevardi dëshmorët e kombit. Do të vendosen dy stage me këngë valle dhe kërcime. Do të jenë prodhuesit lokal, artizanët. Për të vazhduar me aktivitetet me fëmijë. Lojëra të ndryshme rekreative. Për të vazhduar me panaire librash. Më poshtë, do të jetë zona e dedikuar sporteve”, tha Gjergji Muzaka.

Drejtor i Sportit në Bashkinë e Tiranës, Gjergji Muzaka, tha se e veçanta e këtij viti do të jetë një kamion lëvizës i transformuar në një skenë.

“Fillimisht aktivitetet do nisin tek bashkia e Tiranës me bandën e qytetit. Risia e këtij viti do të jetë një kamion lëvizës i kthyer në stage ku do performojnë grupe të ndryshme, dhe këngëtare si Artiola Toska, Vallbona Mema, Chensila Myrtezaj. Edhe parku I liqenit do të ketë aktivitete”.- tha Muzaka.

Që gjithçka të jetë gati mëngjesin e 14 marsit, prej orës 12:00 të kësaj të mërkure deri nesër në mesnatë, lëvizja e makinave në Bulevardi Dëshmorët e Kombit, është kufizuar.

“Çdo lokacion i veçantë do ketë aktivitete. Nga sheshi Nënë Tereza dhe deri në fund të bulevardit do të jetë I bllokuar. Kanë filluar me dekorimet. Do bëhet dhe instalimi I logjistikës”, përfundoi ai. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?