Në prag të Ditës së Verës, Elbasani gati për festën, Llatja për Report Tv: Do të ketë një sërë aktivitetesh

13 Mars, 11:53| Përditesimi: 13 Mars, 12:14

  • Share

Elbasani, qendra e festimeve për Ditën e Verës, është bërë gati për të pritur mijëra vizitore nga e gjithë Shqipëria, të cilët do të zgjedhin këtë qytet për të festuar.

Kryebashkiaku, Gledian Llatja, në një intervistë në Report Tv, prezantoi edhe programin festiv të Ditës së Verës.

Llatja tha se do të bëhen një sërë aktivitetesh kulturore e sportive që kulmojmë më 14 Mars.

‘Do të kemi dy panairet edhe i zejeve edhe ai arteve. Kemi koncert sot në orën 18:00 ku një sërë artistësh do të performojnë në qendër të qyteti. Sot dhe nesër presim shumë miq.

Dita e Verës është e lidhur me bujarinë qe Sofrës së Elbasanit. Do të bëjmë edhe një panair të sporteve. Do të kemi dhe poçerinë, pasi fëmijët do të mësojnë të bëjnë gjëra me baltë dhe mos t'i harrojmë këto tradita që ne kemi. Do të vazhdojmë me panairin e ballokumeve. Do të kemi edhe kuzhinierë të mirë të qytetit që do të na tregojnë si bëhen ballokumet.

Nga sot deri nesër do bëhemi qyteti i Ditës së Verës. Presim të gjithë miqtë! Mbrëmë kishim presidentin te Sofra e Elbasanit. Presim të gjithë miqtë ndër to dhe kryeministrin. Do të ketë një sërë aktivitetesh, ekspozita të shumta.’- tha Llatja.

PJESE NGA PROGRAMI FESTIV:

Data 13 Mars, ora 18:00

Koncert në sheshin “Gensher”, me këngetarët më në zë të momentit, trupa kërcimi, akrobaci, spektakël fishekzjarresh.

Data 14 Mars, ora 09:00-19:00

Parada e Ditës së Verës

Fabula, karnavale, përformancë etj.

Panairi i Sportit, aktivitet demostrativ nga disiplinat e Klubit Shumësportësh

Panairi i bujqësisë me prodhime vendase dhe bio.

“Festivali i bollokumes”, demonstrim i artit të gatimit nga amvisat elbasanase.

Koncerti i madh në sheshin “Gensher”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?