Pas sanksioneve ndaj Rusisë, Biden takon ministrin e Jashtëm të Ukrainës! Shtëpia e Bardhë: Riafirmim për angazhimin e SHBA-së në mbrojtje të territorit ukrainas

22 Shkurt 2022, 22:49| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 22:52

  • Share

1645566719_kuleba.JPG

Pas njoftimit se SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë e cila urdhëroi futjen e ushtrisë në Ukrainë, kreu i Shtëpisë së Bardhë Joe Biden, ka takuar Ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba. Shtëpia e Bardhë thotë se ky takim vjen për të riafirmuar “angazhimin e SHBA-së ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”. Biden e informoi Kuleba-n mbi përgjigjen e SHBA-së ndaj vendimit të Rusisë për të “njohur “pavarësinë” e rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut të Ukrainës të kontrolluara nga rebelët, thotë Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti Biden përsëriti gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë, për t’iu përgjigjur me shpejtësi dhe vendosmëri çdo agresioni të mëtejshëm rus kundër Ukrainës”.-njofton Shtëpia e Bardhë.

 


Lajmi kryesor:

Urdhri për të futur ushtrinë në Ukrainë, Biden vendos sanksione ndaj Rusisë: Bankat ruse do shkëputen nga financimi ndërkombëtar! Putin shkeli të drejtën e një shteti për të ekzistuar


  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?