Presidenti i SHBA, Joe Biden

Urdhri për të futur ushtrinë në Ukrainë, Biden vendos sanksione ndaj Rusisë: Bankat ruse do shkëputen nga financimi ndërkombëtar! Putin shkeli të drejtën e një shteti për të ekzistuar

22 Shkurt 2022, 20:50| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 22:52

  • Share

Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka njoftuar këtë të martë sanksionet që SHBA ka vendosur ndaj Rusisë, pasi situata në Ukrainë është mjaft e tensionuar. Sanksionet ndaj Rusisë vijnë pas urdhrit të Vladimir Putin që ushtria ruse të futet në Ukrainë.

Biden theksoi se dy banka ruse do të shkëputen nga financimi ndërkombëtar ndërsa paralajmëroi sanksione edhe ndaj oligarkëve rusë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë, deklaroi se nuk kanë në plan të luftojnë me Rusinë por theksoi se do të qëndrojnë pranë aleatëve ukrainas dhe NATO-s, si një mbështetje përballë agresionit rus.

“Kam autorizuar Ushtrinë Amerikane që të forcojë pozitat në Letoni dhe Lituani. Sot shpallim sanksionet e para ndaj Rusisë, dy banka ruse do të shkëputen nga financimi ndërkombëtar. VEB dhe banka ushtarake e Rusisë, tani përballen me sanksione dhe priten sanksione të mëtejshme kundër elitave ruse dhe familjeve të tyre”-tha Biden.

Biden deklaroi se Presidenti i Rusisë, Valdimir Putin, ka shkelur sovranitetin e Ukrainës duke futur ushtrinë në këtë shtet dhe duke njohur dy rajone separatiste. Këtë, Biden e quajti shkelje të ligjeve ndërkombëtare.

"Njohja e çuditshme e Putin-it e dy rajoneve separatiste në Ukrainën Lindore, është shkelje e ligjit ndërkombëtar. SHBA-të po dërgojnë më shumë ndihmë në Ukrainë dhe po vendosin Forcat Amerikane që janë anëtarë të NATO-s.”-tha Biden.

Jode Biden, theksoi se Valdimir Putin sulmoi territorin dhe kërcënoi të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar.

“Unë e kam takuar Putinin para pak kohësh dhe i thash përballë se ne do të veprojmë nëse ata nisin luftën ndaj Ukrainës. Kërcënoi territorin e mbajtur më herët nga Rusia. Putin sulmoi të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar."-deklaroi Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian në mënyrë unanime kanë miratuar vendosjen e sanksioneve ndaj zyrtarëve rusë lidhur me veprimet e tyre në Ukrainë. Shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell, tha se sanskionet e miratuara të martën “do ta dëmtojë Rusinë dhe do ta dëmtojë shumë”.

Sipas tij, sanksionet do të prekin anëtarët e Dhomës së Ulët të Parlamentit rus dhe të individëve të përfshirë në miratimin e dislokimit të trupave ruse në rajonet separatiste në lindje të Ukrainës. Gjermania gjithashtu i dha “goditjen” e parë Rusisë, pasi kancelari Olaf Scholz urdhëroi pezullimin e procesit të certifikimit të gazsjellësit “Nord Stream 2”.

Orët e para të mëngjesit të sotëm Ukraina u zgjua më shumë se kurrë me “shijen” e keqe të luftës, pas njoftimit të mbrëmshëm të Putin që urdhëroi futjen e trupave ushtarake ruse në zonat separatiste të Ukrainës Lindore. Ndërsa Rusia thotë se shumë shpejt do të evakuojë stafin diplomatik nga Ukraina “për të mbrojtur jetën e tyre”, pasi ligjvënësit rusë miratuan kërkesën e presidentit Vladimir Putin, që të përdorë forcën ushtarake jashtë vendit.

Ora 22:49
Pas sanksioneve ndaj Rusisë, Biden takon ministrin e Jashtëm të Ukrainës! Shtëpia e Bardhë: Riafirmim për angazhimin e SHBA-së në mbrojtje të territorit ukrainas

1645566719_kuleba.JPG

Pas njoftimit se SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë e cila urdhëroi futjen e ushtrisë në Ukrainë, kreu i Shtëpisë së Bardhë Joe Biden, ka takuar Ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba. Shtëpia e Bardhë thotë se ky takim vjen për të riafirmuar “angazhimin e SHBA-së ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”. Biden e informoi Kuleba-n mbi përgjigjen e SHBA-së ndaj vendimit të Rusisë për të “njohur “pavarësinë” e rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut të Ukrainës të kontrolluara nga rebelët, thotë Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti Biden përsëriti gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë, për t’iu përgjigjur me shpejtësi dhe vendosmëri çdo agresioni të mëtejshëm rus kundër Ukrainës”.-njofton Shtëpia e Bardhë.

 

Komento

Komente

  • Korcari: 22/02/2022 23:35

    Epo te vihen dhe brekegrisurit e shqiperise kunder amerikes sishte pare ????????

    Përgjigju
  • Turi: 22/02/2022 22:20

    I lepini k…n perendimoreve se si bushtra do tu trajtojne o ropshtrak

    Përgjigju
  • Talebani: 22/02/2022 22:14

    Akoma nu vure mend ti????Ik o plakush edhe ve katederen se po te bien breket se po u nxeva une TALEBANI nxorra gomarin tim nga kasollja erdha aty dhe te hyra dore me DORAK...Mos u merr me RUSIN! Te fala nga AFGANISTANI

    Përgjigju
  • Turi: 22/02/2022 21:27

    Dilini perballe nese keni kellqe jo si ato bushtrat me sanksione dhe me propagande se ju e keni bere boten burdello maskarenj

    Përgjigju
    • sbankimun: 22/02/2022 21:42

      Fajin e ka Usa qe ti ke telefon edhe te lejohet te komentosh, ik ore te akademia e barinjve se do ngelesh pas gomereve me nivel intelekti

    • Turimuti: 22/02/2022 21:38

      Pusho re turimut, me kellqet e tua neper breke mbrapa tastieres. Askujt si leverdis lufta, as ruset nuk e duan, por vetem nje i rrjedhur si Putin qe ka nostalgji sovietike i shkon ne mendje per lufte.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?