'Çmendet' moti! Për 1 orë reshje shiu dhe stuhi në Tiranë, përmbyten disa rrugë! Largohen pushuesit në Vlorë, trafik i rënduar

11 Qershor 2023, 17:10| Përditesimi: 11 Qershor 2023, 22:24

  • Share

Pas temperaturave të larta mbi 30 gradë celsius, i gjithë territori i vendit është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu të shoqëruara me stuhi pasditen e kësaj të diele.

Disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit si Rruga e Barrikadave, Rruga e Elbasanit dhe ‘9 katëshet’ janë përmbytur duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve. Stuhitë e herë pas hershme shfaqen në disa zona të kryeqytetit duke shkaktuar edhe pamundësi për shkarkimin e sasisë së madhe të reshjeve masive që bien në një kohë të shkurtër.

Në pamje duket se qytetarët e papërgatitur vrapojnë për të gjetur një strehë ndërsa rrugët duket se 'notojnë' në ujë.

Për shkak të vranësirave janë larguar pushuesit edhe nga plazhet e Vlorës. Kjo ka sjellë edhe më shumë trafik në lëvizjen e automjeteve.

Reshjet nuk zgjatën më shumë se 1 orë dhe më pas kushtet e motit u përmirësuan. Moti i paqëndrueshëm me reshje shiu të herë pas hershme do të vijojë është parashikuar të vijojë edhe gjatë javës së ardhshme.

Ora 18:39
Moti i keq/ Rrëshqitje masive dherash në Korçë, ura që lidh banorët e fshatit Dushar me Maliqin në rrezik

 

Reshjet e shirave kanë shkaktuar rrëshqitje të një masivi dherash të shpatit të malit në afërsi të fshatit Dushar-Njësia Administrative Moglicë.

Kryebashiaku i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu njofton se po punohet për të shpëtuar këmbët e urës në një vend me probleme të mëdha hidrogjeologjike.

Kjo situatë është krijuar nga rreshjet e shirave që kanë përfshirë juglindjen e vendit ditëve të fundit ndërkohë që në terren kanë zbritur punonjës së ndërrmarjes së rrugëve që po bëjnë të mundur largimin e këtij masivi dherash që rrezikon seriozisht urën e fshatit e në këtë mënyrë izolon dhe qindra banorë.

Ora 18:07
VIDEOLAJM/ 'Çmendet' moti, reshje shiu dhe stuhi në Tiranë, disa lagje 'notojnë' në ujë

 

Moti i paqëndrueshëm ka shkaktuar përmbytje nëpër lagjet e Tiranës. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, mjaftoi një shi për rreth 1 orë që disa lagje në Tiranë të 'notonin' në ujë. 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 12/06/2023 05:22

    mbani te pastra dhe te liruara pusetat e ujit,,,,mos hidhni letra dhe qese ne rruge sepse ato bllokojne pusetat..edhe bashkia e e lal plehut te pastroje rruget se nuk ben pastrim fare...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?