Moti i keq, shtrati i lumit Drin shndërrohet në landfill mbeturinash! Ndotje alarmante në sezon turistik (VIDEO)

11 Qershor 2023, 22:21| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 00:52

  • Share

Pas reshjeve të shiut te pasdites se kësaj te diele, (11 qershor 2023) shtrati i lumit Drin ngjan me një landfill mbeturinash, në të cilin lundrojnë qelqe, plastikë e materiale të tjera.

Sikurse mund të shihet dhe nga pamjet e siguruar nga Report Tv, mbeturinat përshkojnë rrjedhën e lumit, e me pas këto materiale përfundojnë në det, duke krijuar një ndotje të madhe dhe një panoramë aspak te këndshme në këtë periudhe sezoni turistik, ku numri i pushuesve është gjithnjë në rritje.

Shkaktari i kësaj ndotje është vetë dora e njeriut që i hedh mbetjet jashtë vendeve të përcaktuara, që me shtimin e prurjeve në kohë reshjesh, merren nga rrjedha e ujit. Kjo është një problematike e vazhdueshme që nuk po gjen zgjidhje.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meri: 12/06/2023 07:43

    Natyra,nji ditë ta kthen atē që i jep.

    Përgjigju
  • Alb: 12/06/2023 00:59

    Injoranca ne pushtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?