Pas takimit me Ramën, e dërguara e DASH takohet me Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit, pritet në hyrje nga Jorida Tabaku

29 Prill 2022, 10:27| Përditesimi: 29 Prill 2022, 10:50

  • Share

 

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit,  Karen Donfried, ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për tu takuar me Enkelejd Alibeajn, të cilin Shtetet e Bashkuara e njohin si kryetar të Partisë Demokratike.

Donfried ishte e shoqëruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, të cilat u pritën në hyrje nga Jorida Tabaku. Në mbledhje do të marrin pjesë edhe deputetë të tjerë demokratë, të cilët nuk janë pjesë e Rithemelimit.

Pas takimit me Ramën, e dërguara e DASH takohet me Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit

Lajmi kryesor:

Zyrtarja e lartë e DASH në Tiranë, takim me Ramën dhe Alibeajn! Kreu i grupit të PD: SHBA kërkon një opozitë të fortë, pro amerikane, që sheh nga e ardhmja


A.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?