Zyrtarja e lartë e DASH në Tiranë, takim me Ramën dhe Alibeajn! Kreu i grupit të PD: SHBA kërkon një opozitë të fortë, pro amerikane, që sheh nga e ardhmja

29 Prill 2022, 08:50| Përditesimi: 29 Prill 2022, 17:12

  • Share

Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried, e cila mbërriti mbrëmjen e djeshme në Shqipëri në kuadër të një turi që po zhvillon në Ballkan, ka zhvilluar sot takime me krerët e politikës shqiptare.

Donfried zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me kryeministrin Edi Rama. Takimi nisi në orën 08:50 në kryeministri, ndërsa zgjati më shumë se një orë. Në takim ishin të pranishëm edhe Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorja Yuri Kim. 

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje nga takimi, ku tha se u diskutua për ecurinë e reformave, forcimin e drejtësisë, investimet në energji, veton bullgare ndaj Maqedonisë, por një fokus të rëndësishëm sipas Ramës ka marrë edhe mbështetja që SHBA-të i japin nismën Ballkani i Hapur.

Pas takimit me Ramën, Donfried është pritur në Kryesinë e Kuvendit nga Enkelejd Alibeajn të cilin Shtetet e Bashkuara e njohin si kryetar të Partisë Demokratike, si dhe Gazment Bardhi e Jorida Tabaku, deputetë të PD-së që nuk janë pjesë e Rithemelimit. Aliebaj në një prononcim për mediat pas takimit të tij me Donfried, tha se SHBA kërkon një opozitë të fortë, pro amerikane dhe që sheh nga e ardhmja, një ripërsëritje kjo e qartë e qëndrimit amerikan kundër Berishës. 

Për vizitën e zyrtarëve të lartë amerikan ka dhënë detaje edhe ambasada e SHBA-së në vendin tonë, e cila thekson se do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit.

“Nënvizuan se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, shkruan ambasada.

Ditën e djeshme, Donfried zhvilloi një takim me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi që mbërriti po dje në një vizitë në Shqipëri.

Ora 17:00
Takimi me zyrtaren e lartë të DASH, reagon Bardhi: Folëm për masakrën zgjedhore e korrupsionin

1651226117_1651222163alibeajkim1.jpeg

Me anë të një postimi në tëitter Gazment Bardhi ka zbardhur takimin me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried. Sipas Bardhit, ato kanë ngritur shqetësimet që lidhen me korrupsionin e kudogjendur në Shqipëri dhe masakrën zgjedhore të konfirmuar sëfundmi nga SHBA.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Kënaqësi të takonim sot NdihmësSekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, znj. Karen Donfried. Shprehem qëndrimin tonë për sfidat e opozitës, konkluzionet e raportit të DASH për korrupsionin e kudogjendur në Shqipëri dhe masakrën zgjedhore të konfirmuar së fundmi nga SHBA, rolin e PD në procesin e integrimit europian dhe sfidat e Shqipërisë në Rajon. Një falenderim të sinqertë për rolin e SHBA dhe mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë.

Ora 16:21
Zyrtarja e DASH në Shqipëri, Kim: Shumë punë për të bërë, por do kemi sukses nëse e bëjmë së bashku

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar pas vizitës së të dërguarës së DASH në vendin tonë, Donfried.

"E mrekullueshme për të pasur tw dwrguarwn e DASH, Donfried këtu për të takuar liderët e Shqipwrisw,  për të forcuar demokracinë, mbrojtjen dhe lidhjet e biznesit; integrimi evropian; siguria energjetike; bashkëpunim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër  pushtimit të Ukrainws. Shumë punë për të bërë, por do të kemi sukses nëse e bëjmë së bashku!

Ora 14:42
Zyrtarët e lartë të DASH në Tiranë, ambasada jep detajet: SHBA do të vijojnë luftën kundër korrupsionit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë detajet në lidhje me takimet që zhvilluan në Tiranë dihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

“Ata u takuan me Kryeministrin Edi Rama, ministra të ndryshëm, dhe drejtuesit e opozitës. Qëllimi i vizitës së tyre ishte thellimi i partneritetit tashmë të fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si miq, aleate në NATO dhe anëtare në Këshillin e Sigurimit së Kombeve të Bashkuara, sidomos teksa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve tona dypalëshe. Ata rikonfirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe nxitën vijimin e reformave të nevojshme, përfshirë reformën në drejtësi; mirëpritën përpjekjet e fundit për të diversifikuar burimet, furnizimet dhe rrugët e energjisë në Shqipëri dhe më gjerë në rajon; dhe nënvizuan se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Ata theksuan gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm të një opozite të fortë në demokracinë e Shqipërisë, theksuan rëndësinë e institucioneve të forta demokratike dhe sundimit të ligjit dhe shprehën shpresën për një partneritet të efektshëm dhe që sheh përpara me popullin shqiptar, duke përfshirë edhe partitë që i përfaqësojnë ata”, shkruan ambasada.

Ora 12:01
Rama: Donfried, konsiderata mbresëlënëse për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit

 

Kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook ka dhënë detaje pas takimit me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.

“Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur. Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse”, ka shkruar Rama. 

Postimi i Ramës

Ora 11:51
Alibeaj pas takimit me zyrtaren e DASH: SHBA kërkon një opozitë të fortë, pro amerikane dhe që sheh nga e ardhmja

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Aliebaj në një prononcim për mediat pas takimit të tij me Donfried, tha se SHBA kërkon një opozitë të fortë, pro amerikane dhe që sheh nga e ardhmja.

“Pata kënaqësinë që të prisja zyrtaren e DASH. Diskutuam dhe folën për çështje të rëndësishme që Shqipëria është duke përballur. Çështje që lidhen me zgjedhjet, krimin e organizuar, shtetin e së drejtës. Po kështu edhe çështje të rëndësishme si ajo e luftës kundër korrupsionit. Nuk mund të lija pa diskutuar marrëdhënien që PD ka pasur me SHBA. Me kënaqësi vura re dhe pashë mbështetjen që SHBA kanë me PD. Mora mbështetjen e zonjës dhe të DASH për mbështetjen e një opozitë të fortë dhe të qëndrueshëm, një opozite pro amerikane që sheh nga e ardhmja. Sfidat prekin të gjithë Shqipërinë. Ky është preokupimi i PD.”, tha Aliebeaj.

Ora 10:27
Pas takimit me Ramën, e dërguara e DASH takohet me Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit, pritet në hyrje nga Jorida Tabaku

 

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit,  Karen Donfried, ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për tu takuar me Enkelejd Alibeajn, të cilin Shtetet e Bashkuara e njohin si kryetar të Partisë Demokratike.

Donfried ishte e shoqëruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, të cilat u pritën në hyrje nga Jorida Tabaku. Në mbledhje do të marrin pjesë edhe deputetë të tjerë demokratë, të cilët nuk janë pjesë e Rithemelimit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ali baba me 40 hajdutet: 30/04/2022 08:50

    Sipas Alibeajt dhe Kim-it jane te gjithe te kenaqur me opoziten dhe e duan perhere ne opozite qe te ndjeke vijen e Amerikes po per te ardhmen e vendit as qe duan t'ja dine , mjafton te mos protestojne. Me e keqja eshte se ketu komenton nje person me dhjete emra qe eshte i paguar mire nga Rama (Fuga).

    Përgjigju
    • alimama: 30/04/2022 12:23

      fuga ka 10 emra po ti mor trap me 40 hajduterit sa komente shkruan por mbi te gjitha sa byreke te paguajne?

  • Ethem Lalaj: 29/04/2022 11:10

    Siç po duket edhe LikeFloriri do shpallet non grata si Saliu.Mjerë Ata që akoma shkojnë pas Saliut.Kjo tregon se janë majmur shumë të gjithë horrat me pare e popullit. -Sb përfundimisht vdiq politikisht që në 19 maj 2021. -Sb që nga 1990 drejtoi PD duke e kthyer në personale për tu pasuruar familjarisht dhe me Aleatët duke vjedhur mbi 350 mild.$ pasuri të 45 viteve. -Sb kërkon të kap një copë nga PD që të quhet KryeOpozitar për të mos u dënuarë nga SPAK i tredhur prej tij që në 92.Është fatkeqsi Kombëtare që Sb i 101 krimeve nuk dënohet..!

    Përgjigju
  • Leda: 29/04/2022 10:46

    Dhpresoj qe keto takime te kene fryte pozitive dhe fryme bashkpunimi mes paleve qe te cojme vendin perpara

    Përgjigju
  • Qazimi: 29/04/2022 10:39

    Je gjigand i Edo skam fjal per ty

    Përgjigju
  • Agron: 29/04/2022 10:37

    Uroj qe nga ky takim te kemi lajme pozitive.

    Përgjigju
  • Loni: 29/04/2022 10:35

    Zonja qe ka ardhur nga USA so takoje ata persona qe do ambasadorja. Po te beni nje analize, gjithcka dirigjohet nga Rama dhe ambasadorja. Kur erdhi ambasadorja ne Shiqpeti intervisten e pare e beri tek Sokol Balla. Edhe Eskobari atje tek Sokol Balla dha interviste dhe takoi ata persona qe i thane. As Meten nuk e takoi, qe eshte president ne detyre. Kshu qe ata janene te drejten e vet dhe do vazhdojne derisa te kete njerez qe jane te perdorshem si Alibeaj, Gazi dhe Tabaku. Te njejtin fund do kene edhe ata si Basha.

    Përgjigju
    • @Loni Karit: 29/04/2022 15:02

      Loni qenke rrot k*ri, po pse o tope pjerdh USA per mendimin e Rames, nuk kane sy ne ball ti shikojnë e ti ndajnë vete gjerat kush eshte Rama Saliu Meta dhe gjithe te tjeret...

  • Klodi: 29/04/2022 10:35

    Kryeministri jone po ben te pamunduren qe ne te futemi ne BE dhe shpresojme shume qe nga keto takime te dalin pergjigje pozitive

    Përgjigju
  • Andi: 29/04/2022 10:34

    Takime te tilla te mbahen dhe me sukses

    Përgjigju
  • Patrik: 29/04/2022 10:33

    Takim te mbare dhe me lajme te mira

    Përgjigju
  • Qazim: 29/04/2022 10:32

    Nga ky takim me shume mundesi do te kemi nje haber te gzushem.Presim vetem lajme te mira nga takimet e Edit.

    Përgjigju
  • Drita: 29/04/2022 10:31

    Takime te tilla jane te rendesishme per vendin tone dhe uroj te kemi lajme pozitive

    Përgjigju
  • Armenda Mance: 29/04/2022 10:27

    Imagjino te kishin takuar berishen si kryetar te opozites. Zot i madh tmerr. Gjithsesi takime te tilla me zyrtar te lart duhet te kryhen.

    Përgjigju
  • Klara: 29/04/2022 10:26

    Me behet qejfi qe Kryeministri jone bene takime me perfaqsues te shteteve te tjera

    Përgjigju
  • redi 10: 29/04/2022 10:24

    mendoj se eshte nje takim nga i cili do te vij ndonje lajm i mire

    Përgjigju
  • Endri: 29/04/2022 09:40

    Me behet qejfi qe shokoj qe takime te tilla mbahen vazhdimisht Kryemministrit tone dhe perfaqesues te larte te shteteve te tjera

    Përgjigju
  • Jorgo: 29/04/2022 09:36

    Po po kete alibeajn e njohin si kryeminister fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?