Partia e Lirisë njofton KQZ-në: Kryetar i koalicionit opozitar është Berisha dhe jo Meta

19 Prill 2023, 17:30| Përditesimi: 19 Prill 2023, 19:02

  • Share

1681566611_Screenshot9.jpg

Në një kohë kur në KAS po diskutohej çështja e PD-së e cila kërkon që të vendoset emri i Ilir Metës në fletën e votimi, sot Partia e Lirisë ka bërë një lëvizje të papritur, pasi ka dërguar në KQZ një shkresë që bën kryetar të koalicionit Sali Berishën.

Siç duket Partia e Lirisë i ka paraprirë një vendimi të KAS, pasi mendojnë se KAS do të detyroje Ilirjan Celibashin që të vendosë një emër dhe ka informuar KQZ-në, nëpërmjet një shkrese të dërguar nga Endrit Braimllari se kryetar i koalicionit është Sali Berisha.

Koli Bele, relatori i çështjes tha se Endrit Braimllari nuk e ka në tagerin e tij dërgimin e kësaj kërkese.

“Nuk e kuptoj nga kjo e drejtë e Braimllarit”, tha Koli Bele, relatori i çështjes.

“Nga vullneti i palës që është në këtë rast Partia e Lirisë, duke qenë se nuk është pakundërshtuar nga partitë e tjera dhe asnjë palë e koalicionit”, tha përfaqësuesi i Partisë së Lirisë.


Lajmi kryesor:

KAS pranon kërkesën e PD-së: Emri i Ilir Metës të vendoset në fletën e votimit! Refuzohet kërkesa e PL për të vendosur emrin e Sali Berishës


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?