KAS pranon kërkesën e PD-së: Emri i Ilir Metës të vendoset në fletën e votimit! Refuzohet kërkesa e PL për të vendosur emrin e Sali Berishës

19 Prill 2023, 17:06| Përditesimi: 20 Prill 2023, 16:34

  • Share

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve detyron vendosjen e emrit të Ilir Metës krah koalicionit “Bashkë Fitojmë” në fletën e votimit. Kërkesa për ta përfaqësuar koalicionin me emrin e Metës, u bë nga PD, ndërsa koalicioni kërkoi se nëse vendoset emër të jetë emri i Sali Berishës, por kjo kërkesë u rrëzua nga KAS.

‘KAS me shumicë votash vendos pranimin e pjesshëm të kërkesës së PD-së sa i përket pasqyrimit të emrit të kryetarëve të partive të udhëheqësve të partive të koalicioneve Bashkë-Fitojmë në fletën e votimit. Rrëzimin e kërkesës për pasqyrimin e PD-së për shkronjat nistore të partive përbërëse për koalicionit përkatëse. Rrëzimin e kërkesës së koalicionit Bashkë Fitojmë për vendosjen emrit të deputetit Sali Berisha në fletën e votimit si drejtues si koalicionit të bashkë fitojmë.’- njofton KAS.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi fletën e votimit të miratuar nga Ilirjan Celibashi 5 ditë më parë, ku emri i Metës nuk vendosej përbri koalicionit.

Kërkesa për të vendosur emrin e Metës si përfaqësues edhe në fletë votimi të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ u bë nga Partia Demokratike, e cila pas debateve të ashpra, arriti të bindë anëtarët e mini-gjykatës së KQZ se fshehja e emrit të tij ishte shkelje.

KAS refuzoi edhe përpjekjen e fundit të përfaqësuesve të “Bashkë Fitojmë” që në fletën e votimit, të mos vendosej emri i Ilir Metës si drejtues i koalicionit, por i deputetit Sali Berisha.

Sipas vendimit të KAS, edhe koalicioni tjetër në garën e 14 majit, ai I Aleancës Liberale të Djathtë do të ketë në krah emrin e kryetarit të Partisë Drejtuese të Koalicionit, atë të Artur Roshit.

Po ashtu KAS ka rrëzuar kërkesën e koalicionit Berisha-Meta që të hiqet logoja e partive nga fleta e votimit. Koalicioni Berisha-Meta kërkoi që në fletën e votimit të mos jetë logoja e partive krah emrit të kandidatëve.

Ora 19:34
Koalicioni Berisha-Meta kërkoi që të hiqen logot e partive nga fleta e votimit, KAS e rrëzon

1681923254_finalprojekt.00023603.Still033.jpg

KAS ka rrëzuar kërkesën e koalicionit Berisha-Meta që kërkoi që të hiqen logot e partive nga fleta e votimit.

Ora 19:29
Emri i Metës në fletë votimi, Bardhi reagon për vendimin e KAS: U rrëzua shkelja e Celibashit! Kreu i KQZ, i shantazhuar dhe i nënshtruar te pengmarrësi

1680868411_WhatsAppImage20230407at13.15.52.jpeg

Sekretari i Përgjithshëm i PD ka reaguar për vendimin e KAS që të vendosë emrin e Ilir Metës në fletën e votimit. Sipas Bardhi u rrëzua shkelja e Celibashin, për të cilin thotë se është i shantazhueshëm dhe bën gjithçka që t’i nënshtrohet pengmarrësit.

“Tentativa e Ilirjan Celibashit për të fshehur në fletën e votimit faktin se me votat e demokratëve po synohet të fuqizohet Ilir Metaj u rrëzua si antiligjore nga KAS.

Kjo është një tjetër shkelje nga Kreu i KQZ, ku u faktua se një njëri i shantazhueshëm është gati të bëjë akte prej kamikazi vetëm që ti nënshtrohet pengmarrësit të tij. Keqardhje sesi hallet i shndërrojnë profesionistët në kamikazë të së keqes!” – shkroi Bardhi.

Ora 18:52
KAS vendos: Të shkruhet emri i Ilir Metës në fletën e votimit dhe jo i Berishës

 

KAS ka vendosur që në fletën e vetmit të vendoset emri i Ilir Metës, dhe jo i Sali Berishës.

‘KAS me shumicë votash vendos pranimin e pjesshëm të kërkesës së PD-së sa i përket pasqyrimit të emrit të kryetarëve të partive të udhëheqësve të partive të koalicioneve Bashkë-Fitojmë në fletën e votimit. Rrëzimin e kërkesës për pasqyrimin e PD-së për shkronjat nistore të partive përbërëse për koalicionit përkatëse. Rrëzimin e kërkesës së koalicionit Bashkë Fitojmë për vendosjen emrit të deputetit Sali Berisha në fletën e votimit si drejtues si koalicionit të bashkë fitojmë.’- njofton KAS.

Ora 18:18
Meta kërkoi emrin e Berishës përbri koalicionit “Bashkë Fitojmë” në fletën e votimit, KAS tërhiqet për vendimin

1681918537_Screenshot1.jpg

Partia e Lirisë, si drejtuese e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka depozituar në KAS kërkesën për regjistrimin e emrit të Sali Berishës si drejtues i koalicionit. Pas kërkesës së PL për të vendosur Berishën si drejtues të koalicionit, pritet vendimi i KAS.

Ora 17:35
Berisha kryetar i Koalicionit, Rusmajli: U tremba se mos kishit shkarkuar Metën! Kaziaj: S’keni faj se keni pasur traumë nga ai

Në komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pasur debate mes anëtarit Ilir Rusmajli dhe përfaqësuesve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ilir Rusmajli: Me cilën nga partitë e koalicionit ka lidhje Sali Berisha
Përfaqësuesit e koalicionit: Në raport me të gjitha partitë, është lideri historik i PD
Ilir Rusmajli: Është kryetari i ndonjë partie
Përfaqësuesit e koalicionit: Drejtojuni Gjykatës.
Ilir Rusmajli: Është deputet
Përfaqësuesit e koalicionit: Jo është i pavarur
Ilir Rusmajli: Është anëtarë i forumeve drejtuese
Përfaqësuesit e koalicionit: Berisha ka qenë kryeministër, kur ti ka qenë zv i tij
Ilir Rusmajli: Na intereson momenti aktual. A është apo jo kryetar i ndonjë partie?
Përfaqësuesit e koalicionit: Nuk e e kërkon ligji
Ilir Rusmajli: Keni marrë pëlqimin e deputetit Sali Berisha kur keni bërë këtë njoftim?
Përfaqësuesit e koalicionit: Është bërë nga Endrit Braimllari. Marrëdhëniet me KQZ, përfaqësohen nga Partia e Lirisë si parti udhëheqëse
Ilir Rusmajli: Parti udhëheqese? Ku është shkruar?
Përfaqësuesit e koalicionit: Në marrëveshje
Ilir Rusmajli: Është pra e shkruar në marrëveshje
Përfaqësuesit e koalicionit:  Është detyrim ligjor
Ilir Rusmajli: Duhet të jemi të qartë. Fakti që politikisht koalicioni udhëhiqet nga Berisha është publike, por po flasim për raportin juridik. U trembëm dhe thamë mos është mbledhur forumi është shkarkuar Ilir Meta dhe është vendosur Sali Berisha. E eliminojmë, se raport juridik me Berishës dhe Partisë së Lirisë nuk ka
Përfaqësuesit e koalicionit:  Fakti që trembeni, do të thotë se keni trauma nga marrëdhënia juaj e dikurshme me Sali Berishën

Ora 17:30
Partia e Lirisë njofton KQZ-në: Kryetar i koalicionit opozitar është Berisha dhe jo Meta

1681566611_Screenshot9.jpg

Në një kohë kur në KAS po diskutohej çështja e PD-së e cila kërkon që të vendoset emri i Ilir Metës në fletën e votimi, sot Partia e Lirisë ka bërë një lëvizje të papritur, pasi ka dërguar në KQZ një shkresë që bën kryetar të koalicionit Sali Berishën.

Siç duket Partia e Lirisë i ka paraprirë një vendimi të KAS, pasi mendojnë se KAS do të detyroje Ilirjan Celibashin që të vendosë një emër dhe ka informuar KQZ-në, nëpërmjet një shkrese të dërguar nga Endrit Braimllari se kryetar i koalicionit është Sali Berisha.

Koli Bele, relatori i çështjes tha se Endrit Braimllari nuk e ka në tagerin e tij dërgimin e kësaj kërkese.

“Nuk e kuptoj nga kjo e drejtë e Braimllarit”, tha Koli Bele, relatori i çështjes.

“Nga vullneti i palës që është në këtë rast Partia e Lirisë, duke qenë se nuk është pakundërshtuar nga partitë e tjera dhe asnjë palë e koalicionit”, tha përfaqësuesi i Partisë së Lirisë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/04/2023 03:12

    /Marjus/,po te mos ndihej i sigurte,nuk do t'i shpenzonte nje pjese te fondeve per fushate per mbjellje pemesh.Rama po sillet si nxenes qe studion vazhdimisht e merr 10 vazhdimisht e s'ka nevoje te studioje ekstra ne fund, per te marre provimin e fundit.Ky eshte vetebesim i sigurte te vetja dhe te rezultati.Por le t'i themi gjerat troc! Kesaj rradhe fitorja me shume i detyrohet percarjes se opozites, se sa premtimeve te mbajtura.

    Përgjigju
  • Marjus: 19/04/2023 19:13

    Gjithe ky diversion qe po krijojne me vula emra ambasadore dhe media te blera, e nga ana tjeter pune e perditshme me aktiviste e patronazhiste asfalt elektoral, miell dhe sondazhe te manipuluara tregon qarte se Rama me langonjt e tij nuk i kane punet dhe aq mire sa i shesin tek elektorati. Nje pasiguri totale per maxhorancen dhe ndofta jane zgjedhjet e para qe nga viti 2013 qe KM nuk ndihet fort i sigurt dhe i ka humb besimi tek vetja. Nuk i vjen era fitore...

    Përgjigju
  • Arben: 19/04/2023 17:57

    Berisha lideri i koalicionit "Bashke fitojme"? Te njoftohet ambasadorja Yuri Kim e cila duhet te reagoje menjehere. Berisha po perzihet shume ne punet e brendshme te Shqiperise. Yuri Kim, Rama dhe Alibejaj duhet te mos e lejojne kete.

    Përgjigju
  • Unë propozoj, ju miratoni:: 19/04/2023 17:33

    Prandaj Saliu u shpall non-grata, se nuk do pritej mirë nga demokratët iktja e tij nga PD me vullnetin e vet e të bashkohej me LSI por duhej një arsye që duhej t'a përjashtonin nga PD. Por përsëri nuk shkonte dot tek LSI direkt, se ishte e pa pranueshme nga demokratët që e mbeshtesin, kështu që Meta e shkriu LSI dhe krijoi PL që ta kapërcejnë më lehtë ylberin. Kurse PD zyrtare virgjërohet përseri ne sytë e të opinionit publik dhe votuesve që besojnë se ujku qimen e ndëron por zakonin s'e harron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?