Maqedonia miraton ndryshimet kushtetuese për emrin e ri, hapet rruga për në NATO

19 Tetor 2018, 22:46| Përditesimi: 20 Tetor 2018, 14:52

  • Share

SHKUP-Qeveria e Maqedonisë pas shumë debateve ia ka dalë që të miratojë nismën për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë ndryshimit të emrin nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Nisma u miratuan me 80 vota pro dhe 39 kundër. Shumica qeverisëse nuk i kishte votat e mjaftueshme, por rrjedhja nga opozita solli miratimin e marrëveshjes me Greqinë.

Tetë ishin deputetët e VMRO DPMNE-së që votuan pro ndryshimeve Kushtetuese, që i hapin rrugë emrit të ri të Maqedonisë, por edhe integrimit në NATO. 

Deputetët e opozitës që votuan pro janë; Vlladanka Aviroviq, Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-MIlevska, Kërste Mukovski, Emilija Aleksandrova, Ljuben Arnaudov, Nola Ismailovska dhe Zeqir Rançilloviç. 

Tashmë qeverisë i jepen 15 ditë kohë për të paraqitur në Kuvend amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës.

Pas votimit në Maqedoni ka reaguar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke e cilësuar si një vendim historik që i hap rrugë të ardhmes.

Gëzuar ditëlindjen Republika e Maqedonisë Veriore. Urime të përzemërta kryeministrit Zoran Zaev dhe të gjithë atyre që luftuan për këtë moment historik. Një derë e re e të ardhmes u hap sot për dy popujt tanë në Republikën e Maqedonisë Veriore

Edi Rama

Votimi ne parlamentin e Maqedonise

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Karadakliu: 20/10/2018 13:48

    Keq,shume keq per shqiptaret,Vet ia bene vetes me doren e vete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?