Pas disa orësh përpjekje nga toka, për shkak të terrenit shumë të thepisur përmes AKMC është kerkuar nderhyrja nga ajri.
Më pas një helikopter Cougar i Forcave Ajrore ka bërë të mundur që zjarri të neutralizohet në disa vende.
I gjithë qielli është veshur me ngjyrat e perëndimit të diellit, si portokalii e rozë, pak para se të vinte nata.
Sot për fikjen e zjarrit në malin e Krujes janë angazhuar i gjithë stafi zjarrfikës i Krujës, punonjës të AKZM Durrës si dhe disa nga punëtorët e Drejtorisë së shërbimeve publike të Bashkisë Krujë me mjete rrethanore, si lopatat.
Zjarri është fikur në anën e pasme të malit ndërsa nga pjesa ballore vijon ende.
Sapo është ndërprerë operacioni për shuarjen e flakëve dhe pritet që të shuhet gjatë natës pjesa ku vazhdon akoma vatra.
Neglizhenca e treguar nga ana e emergjencave civile, Ministria e Mbrojtjes dhe instancat përkatëse bëri që përpos pyjeve të vjetra të digjen dhe 40 mijë fidan pisha të mbjella para dy vitesh nga ana e bashkisë Krujë.
Dhe pse zjarret në rrethin e Krujës janë të shpeshta e të qëllimshme asnjë person nuk është perballur me drejtesinë për dëmet kolosale që i shkaktojnë mjedisit.
Foto nga Kruja
Lajmi kryesor:
Pamjet e 'luftës' mes flakëve të helikopterit, përfundon operacioni ajror malin e Krujës
//ReportTv.al