Pamjet e 'luftës' mes flakëve të helikopterit, përfundon operacioni ajror malin e Krujës

8 Prill 2020, 10:52| Përditesimi: 8 Prill 2020, 21:56

  • Share

Prej 24 orësh vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Malin e Krujës edhe pse është përfshirë një sipërfaqe e madhe ende nuk është bërë asnjë përpjekje për shuarjen e flakëve. Për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja nga toka. Dyshohet se zjarret janë të qëllimshme për të hapur kullota ose parcela për kultivim kanabisi. Kërkohet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve.

Ora 21:43
Pamjet e 'luftës' mes flakëve të helikopterit në malin e Krujës, përfundon operacioni ajror

Pas disa orësh përpjekje nga toka, për shkak të terrenit shumë të thepisur përmes AKMC është kerkuar nderhyrja nga ajri.

Më pas një helikopter Cougar i Forcave Ajrore ka bërë të mundur që zjarri të neutralizohet në disa vende.

I gjithë qielli është veshur me ngjyrat e perëndimit të diellit, si portokalii e rozë, pak para se të vinte nata.

Sot për fikjen e zjarrit në malin e Krujes janë angazhuar i gjithë stafi zjarrfikës i Krujës, punonjës të AKZM Durrës si dhe disa nga punëtorët e Drejtorisë së shërbimeve publike  të Bashkisë Krujë me mjete rrethanore, si lopatat.

Zjarri është fikur në anën e pasme të malit ndërsa nga pjesa ballore vijon ende.

Sapo është ndërprerë operacioni për shuarjen e flakëve dhe pritet që të shuhet gjatë natës pjesa ku vazhdon akoma vatra.

Neglizhenca e treguar nga ana e emergjencave civile, Ministria e Mbrojtjes dhe instancat përkatëse bëri që përpos pyjeve të vjetra të digjen dhe 40 mijë fidan pisha të mbjella para dy vitesh nga ana e bashkisë Krujë.

Dhe pse zjarret në rrethin e Krujës janë të shpeshta e të qëllimshme asnjë person nuk është perballur me drejtesinë për dëmet kolosale që i shkaktojnë mjedisit.

Foto nga Kruja
Ora 19:19
Zjarri në Malin e Krujës i afrohet vendit të shenjtë të Sarisalltikut, ndërhyrje me helikopter për të shuar flakët

Në vatrën e zjarrit në Malin e Krujës është bërë e mundur ndërhyrja me helikopter për të shuar flakët.

Zjarri ka përfshirën një sipërfaqe të madhe dhe është aktiv për më shumë se 24 orë

Zjarri po i afrohet vendit të shenjtë të quajtur Sarisalltik ku gjithashtu ndodhen dhe antenat.

Në të gjithë qytetin e Krujës ndihet era e pyllit të djegur.

Dyshohet se është i qëllimshëm për të hapur kullota ose parcela për kultivim kanabisi.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 08/04/2020 11:24

    Ne kohen e diktatures kudo shikoje parrullen Nafta can bllokaden ne kohen e sotme eshte zevendesuar me parrullen Droga can bllpkaden.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?