Vjosa Osmani

Osmani mbron Kurtin për vizitën në Tetovë: Keqkuptim i vogël

15 Gusht 2023, 17:07| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 17:10

  • Share

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për herë të parë sa i takon vizitës së Kurtit në Tetovë,  që ka ndezur një sërë reagimesh.

Keqkuptim e ka cilësuar vizitën e  kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Tetovë presidentja Vjosa Osmani. Sipas saj, shfaqja e flamurit të “Shqipërisë etnike” në mesin e përkrahësve të Kurtit në Tetovë është thjesht lëvizje e një qytetari dhe jo diçka e organizuar. Osmani gjatë vizitës në Komunë e Dragashit tha se Maqedonia e Veriut është një prej fqinjëve më të çmuar të Kosovës.

“Kjo besoj që është një keqkuptim i vogël, që kur kemi vullnet të dyja palët, siç e kemi dëshmuar gjithnjë, tejkalohet, duke e ditur që të gjitha institucionet e Kosovës janë të interesuara vetëm për marrëdhënie pozitive gjithnjë në rritje me Maqedoninë e Veriut.”- tha Presidentja. 

Faktorët politikë maqedonas po e shohin si nacionaliste paraqitjen e Kurtit, gjatë fjalimit të të cilit, para mijëra përkrahësve në Tetovë, ku shfaqej publikisht një flamur i “Shqipërisë etnike”. Nga ana tjetër,  Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski ka votuar “pro” rrugës “Adem Demaçi”, në Çair.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tao: 16/08/2023 12:20

    Po ashtu eshte moj xhan, naivet gjithmone e keqkuptojne gjeniun me balestra te thyera.

    Përgjigju
  • Ruti: 15/08/2023 17:31

    Guguftù

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?