Dimitar Kovaçevski

Kryetarja e Shkupit inicioi nismën për ndërrimin e emrit të rrugës ‘Adem Demaçi’, Kovaçevski voton ‘pro’

15 Gusht 2023, 10:29| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 10:47

  • Share

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski ka votuar “pro” rrugës “Adem Demaçi”, në Çair.

Dimitar Kovaçevski, i cili më parë në rolin e zënendësministrit të Financave në vitin 2021 kishte votuar pro vendimin për riemërimin e rrugës “Adem Demaçi”, ka dhënë pëlqimin e tij për kthimin emrit të rrugës.

VMRO-DPMNE-ja, një nga partitë kryesore në Maqedoninë e Veriut, thotë se Kovaçevski po gënjen dhe manipulon popullin e tij.

“Sot nga presioni i opinionit, i njëjti ai Kovaçevski i cili ka votuar ndryshimin e emrit “Brigada e Dytë Sulmuese e Maqedonisë” në “Adem Demaçi” kërkon nga Çairi, nëse do rrugë me atë emër, ta ndërtojë. Kjo qëndron në komunikatën e tyre. Kovaçevski të tregojë nëse turpërohet sot që ka votuar dhe tani fshihet dhe manipulon?,” tha Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Kabineti i Kovaçevskit dy ditë më parë, u shpreh i pakënaqur me ndryshimin e emrit të rrugës në Çair. Për këtë ata tyhanë se vetëqeverisja lokale është dashur që në periudhën e kaluar të bëjë punën e saj më me përkushtim dhe të ndërtojë një rrugë të re të cilën do ta emërtojë sipas procedurave ligjore.

Nga Qeveria sot nuk u përgjigjën në pyetjen e Alsat nëse reagimi paraprak ka qenë rezultat i mungesës së informacionit për pëlqimin që po ky institucion ka dhënë dy vite më parë, për emërimin e kësaj rruge me po këtë emër.

Kryetarja e Qytetit të Shkupi Danella Arsovska ka dorëzuar në Këshillin e Qytetit nismë për të ndërruar emrin e rrugës “Adem Demaçi” dhe kthimin e emrit të vjetër “Brigada e Dytë Maqedonase”.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?