Tefik Osmani, drejtori sportiv i Vllaznisë

Oreksi vjen duke ngrënë, Tefik Osmani: Vllaznia i do dy trofetë, s'i trembemi askujt

12 Mars, 19:47| Përditesimi: 12 Mars, 19:48

  • Share

Këtë të martë në ambientet e FSHF-së u hodh shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Vllaznia gjen përballë Egnatian, me ndeshjen e parë që do luhet në Rrogozhinë më 3 prill dhe ajo e kthimit më 24 prill.

Pas shortit, për mediet foli drejtori sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani. Ai tha se Vllaznia garon për dy trofetë.

"Mendoj që të katërta skuadrat e kanë merituar që kanë ardhur deri këtu, ne do t'ia bënim hyzmetin çdo skuadre që do të na binte. Në këtë fazë nuk ka skuadra të lehta, do të japim maksimumin për të shkuar në finale.

Vllaznia gjithmonë ka qenë për të dy trofetë, që kur është krijuar klubi. Unë për veten time se kam përmendur asnjëherë fjalën titull, euforia ka kohë që tek ne është me këmbë në tokë sepse kemi dhënë në çdo ndeshje maksimumin do të vazhdojmë të qëndrojmë kështu por nuk kemi siguruar asgjë.

Kupa është ndryshe nga kampionati, takimi i parë do të jetë më i kujdesshëm nga të dyja skuadrat, ndeshja më e bukur për t'u ndjekur do të jetë ajo e dyta. Nuk i trembemi dhe do të japim maksimumin.

Ndeshja Tirana - Kukësi është shumë e fortë, ajo skuadër që nuk jep maksimumin 100 përqind do të ketë probleme. Duka në Shkodër? Presidenti i Federatës ka ardhur pasi do të ndërtohen disa fusha, kryeministri për qytetin e Shkodrës. Ju lutem edhe njëherë mos ua hidhni djersën atyre djemve që po bëjnë maksimumin për atë qytet”, ka deklaruar Osmani pas hedhjes së shortit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?