Kupa e Shqipërisë/ Hidhet shorti i fazës gjysmëfinale, beteja të forta për finalen e 14 majit

12 Mars, 11:19| Përditesimi: 12 Mars, 19:17

  • Share

Është hedhur shorti për ndeshjet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku kanë kaluar katër skuadra: Tirana, Vllaznia, Egnatia dhe Kukësi.

Janë përcaktuar ndeshjet gjysmëfinale si dhe datat e zhvillimit të tyre. Ashtu si dhe në fazën çerekfinale, sfida gjysmëfinale të Kupës do të luhen me sistemin vajtje-ardhje.

Takimet e para do të zhvillohen në datën 3 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më datë 24 prill. Finalja e madhe është caktuar për datën 14 maj.

Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Kukësi – Tirana (3 prill)/ Tirana – Kukësi (24 prill)

Egnatia – Vllaznia (3 prill)/ Vllaznia – Egnatia (24 prill)

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?