VIDEO/ Operacion anti-drogë në Berat, gjenden 240 bimë kanabis të kultivuara në oborrin e një banese! Një në pranga, në kërkim i vëllai

23 Tetor 2023, 10:11| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 10:15

  • Share

BERAT- Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Dimal të Beratit, ndërsa një person ka rënë në pranga dhe vëllai i tij është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrolleve në kuadër të operacionit ‘Brother’, policia ka zbuluar 240 bimë narkotike të kultivuara në oborrin e një banese në pronësi të 38-vjeçarit P. D. Në kultivimin e kanabisit ishte përfshirë edhe vëllai i tij, A.(B.). D., 42 vjeç, banues në të njëjtin fshat.  

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 50.8 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 përforcues grushti dhe 3 celularë.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.   

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?