Tiranë/ Shisnin kanabis në Kamëz, 3 në pranga! Sekuestrohet armë e drogë

23 Tetor 2023, 10:02| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 10:08

  • Share

TIRANË- Tre persona kanë rënë në pranga, pasi shihnin lëndë narkotike në zonën e Kamës në Tiranë. Bëhet fjalë për Marjan Nikolli, 43 vjeç, Kledi Avdiaj, 23 vjeç, dhe Luan Çupi, 59 vjeç. 43-vjeçari siguronte lëndën narkotike dhe më pas Avdiaj dhe Çupi e blinin dhe e shpërndanin në zona të ndryshme të Kamëz.

Gjatë kontrollit në banesën e Nikollit Policia gjeti 3 kg e 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.       

Lënda narkotike, arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?