Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se është arritur shumë nëpërmjet Ballkanit të Hapur.
“Në javën e ardhshme do të kemi një videokonferencë për të diskutuar e për të gjetur zgjidhjet më të mira për të ndihmuar njëri tjetrin, jam I kënaqur që po përpiqemi që të gjejmë zgjidhje sa më të mirat, kjo nuk vjen menjëherë, por çdo ditë është më e dukshme. Që të mos ketë shumë kontrolle në kufi, dhe uljen e procedurave burokratike. Jam i pakënaqur me veten dhe rezultatet, por sot këtu kemi arritur shumë, raportet ekonomike, politike dhe tregtare I kemi arritur, nuk kemi çështje politike të hapura dhe jemi 3 vende të rëndësishme, ne nga Serbia nuk kërkojmë kërkojmë vetëm marrëdhënie miqësore”, tha Vuçiç.
Lajmi kryesor:
Abazoviç: 'Open Balkan', fytyra e re e Ballkanit Perëndimor! Rama: Kush i kundërvihet do zhgënjehet! Kovaçevski: Kapitull i ri bashkëpunimi! Vuçiç: Kemi arritur shumë
B.K.//ReportTv.al