Abazoviç: 'Open Balkan', fytyra e re e Ballkanit Perëndimor! Rama: Kush i kundërvihet do zhgënjehet! Kovaçevski: Kapitull i ri bashkëpunimi! Vuçiç: Kemi arritur shumë

8 Qershor 2022, 15:25| Përditesimi: 8 Qershor 2022, 19:21

  • Share

OHËR- Në përfundim të punimeve të samitit të mbajtur në Ohër, pesë liderët e Ballkanit Perëndimor kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me një mesazh të qartë, që kjo nismë është në interes të rajonit, dhe do të nxirë bashkëpunimin mes vendeve, por edhe lehtësimin e lëvizjes në pikat kufitare. Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se konsideroi Open Balkan si fytyrën e re të Ballkanit Perëndimor.

Një thirrje nuk mungoi sërish për Kosovën që të bëhet pjesë e 'Open Balkan', i vetmi vend i rajonit që nuk i është përgjigjur pozitivisht kësaj nisme. Kryeministri Edi Rama i dërgoi sërish një mesazh kreut të qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit, ku i tha se kush hezitonin që t’i bashkohet nismës, po humb kohën e vyer për të përfituar nga ajo.

Nga Ohri, Rama dhe Vuçiç iu kthyen përgjigje skeptikëve të cilët mendojnë se kjo nismë është iniciuar nga Rusia, ku theksuan se ideja e ‘Open Balkan’ lindi nga tre vendet, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe u përket qytetarëve të Ballkanit. Kjo përgjigje erdhi pas deklaratave të Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov se mbështet nismën Ballkanin e Hapur.

Ndalur në bashkëpunimin mes vendeve, Rama tha se grupi i posaçëm i punës, që u ngrit për përballimin e krizës, do të nisë menjëherë punën.

Punimet e nismës “Open Balkan” në Ohër, kulmuan me nënshkrimin e 4 marrëveshjeve të rëndësishme mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja e parë konsiston në njohjen reciproke të diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara. Marrëveshja e dytë ka të bëjë me një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e turizmit, ndërsa dy marrëveshjet e tjera lidhen me bashkëpunimin kulturor dhe atë administrative tatimore në Ballkanin Perëndimor.

Ora 16:17
Rusia iniciatore e Open Balkan? Vuçiç: S'turpërohem nga marrëdhëniet që kam me Putin, kjo nismë ishte ideja jonë

 

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur pyetjes nëse Rusia ka qenë iniciatore i nismës Open Balkan. Vuçiç tha se nuk turpërohet nga marrëdhëniet që ka me Rusinë, por theksoi se kjo nismë ka qenë ide e tre shteteve, Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Nuk ka qenë asnjë ministër i jashtëm askush tjetër. Nuk turpërohem marrëdhënieve që kam me Rusinë, por askush tjetër përveç nesh nuk ishte përgatitjen idesë për Ballkanin, kjo ishte ideja ynë e njerëzve që kërkojnë të bashkëpunojnë. Ideja e Ballkanit të Hapur është e imja e Zoran Zaev dhe Edi Ramës, askush tjetër nuk ka marrë pjesë në këtë ide, ne e dimë, ku, çfarë, me kë kemi biseduar. Këtu ka lindur dhe Ballkani i Hapur u takon qytetarëve të Ballkanit”, tha Vuçiç.

Ora 16:10
Rama: Nëse Lavrov do ishte mbështetës i Ballkanit të hapur, do ishte këtu, por janë SHBA –BE

 

Kryeminstri Edi Rama është shprehur se nisma Open Ballkan nuk është e inciuar nga Rusi dhe se deklarata e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov se mbështet Open Ballkan, nuk e bën pis këtë bashkëpunim, Ai tha se të gjitha shtetet përfitojnë nga Ballkani i Hapur.

“Dua të falënderoj Ali Ahmetin, dua të them që është një nga pionieret e Ballkanit të Hapur edhe ku nuk jemi akoma këtu ku jemi dhe për këtë mjafton të shikohet ca është sot, sistemi institucional i Maqedonisë së Veritu dhe çfarë ishte kur Ali Ahmetit i thuhej “po ulesh me armiqtë” që ishin në një rrugicë, nga një shtet që është i formuar në 2 popullsi, ishte një kohë kur nuk mund të imagjinohej që gjuha shqipe do ishte zyrtare, që do kishte kryera parlamenti shqiptar, kush do të dijë se çfarë është Ballkani i Hapur ka shumë mënyra për të shikuar dhe më e mira është rrugëtimi i Ali Mehmetit, a është më mirë Maqedonia e Veriu bashkëjetesa? Ti zgjedh si të bashkëjetosh me fqinjin, Ballkani i Hapur nuk është as OKB dhe as OKBE, nuk anëtarësohesh, por integrohesh se kështu si bëhen pyetje duket se ne do i vëmë kushtet, si ke procesuar, pastaj fillojmë me veto, ne nuk kemi në dorë të ndryshojmë BE, por se si e bëjmë punën në Ballkan e kemi në dorë se puna ka funksionuar me tregun e përbashkët. Nëse ai do ishte mbështetës i Ballkanit të hapur, do ishte këtu, SHBA –BE  e mbështesin dhe janë këtu, ai nuk është, këtë e hanë vetëm peshqit e Ballkanit të Mbyllur dhe këtyre nuk kemi ca i bëjmë, i kemi në ujërat tona, Ballkani i Hapur është për të gjithë njerëzit, të peshkosh në këtë ujin e historisë së marrëdhënieve Ballkanike për të dëmtuar procese është e kollajshme, s’e kemi pritur që Rusia të sulmojë Ukrainën që të kuptojmë që Serbia mbështet Rusinë, s’na ka penguar dhe as nuk na pengon, ne duhet të vazhdojmë këtë rrugë që të ndërtojmë një histori të re. Me syrin nga vjen ti e nga vij unë, ne nuk bëhemi kurrë bashkë”, tha Rama.

Ora 15:54
Abazoviç: Open Balkan fytyra e re e Ballkanit Perëndimor, të bëhet pjesë edhe Kosova

 

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në konferencën e përbashkët në Ohër, u shpreh se Ballkani i Hapur është fytyra re e Ballkanit Perëndimor.

“Kam marrë pjesë në shumë takime në lidhje me Ballkanin perëndimor. Kjo është një fytyrë e re e Ballkanit Perëndimor të gjitha temat e adresuara kanë të bëjmë me jetën dhe standarde, qoftë, për bujqësinë, krizën aktuale apo ajo që na pret në Europë. Kjo është një qasje që paraqet një kthesë, unë apeloj që herën tjetër të mos jemi pesë , por gjashtë dhe ‘Open Balkan’ të ketë më shumë pjesëmarrës. Pra të bëjmë gjërat që qytetarët kërkojnë nga ne. Do të doja që kjo strukturë të forcohet edhe me shtetin e gjashtë . Ne jemi të fokusuar për bashkëpunim. Ishte nder për mua dhe kënaqësi të isha këtu. Ju uroj sukses të madh dhe dua të them që Maqedonia e Veriut e ka arsyetuar rolin e saj.”, tha ai.

Ora 15:36
Kriza, Rama nga Ohri: Grupet e përbashkëta do nisin punën menjëherë! Mesazh për Kosovën: Kush heziton të bëhet pjesë, humb kohën për të përfituar

 

Kryeministri Edi Rama nga Ohri, në konferencën e përbashkët me liderët e Ballkani Perëndimor tha se grupi i posaçëm do të nisë menjëherë punë.

“Nuk dua të zgjatem, Ballkani i hapur lindi si një ide e tre njerëzve, sot nuk është ideja e tre njerëzve, nuk është më një punë e tre njerëzve, sot Ballkani i Hapur është i të gjithë njerëzve dhe do jetë gjithmonë e më shumë e njerëzve. Mjafton të vish me makinë në Ohër dhe të kalosh doganë për të parë ndryshimin ku një tabelë e thjeshtë shkruan korridori i gjelbër i Ballkanit që për të gjithë ata që transportojnë produktet e punës do të thotë një çlirim i madh nga muret e rrëzuar dhe falë rrugëve të hapua për të ardhur e lëviz më shpejt, për të mos humbur kohë për të çuar një prodhim apo mall nga një pikë në një tjetër.

Ne do të ngremë një grup të përbashkët për krizën dhe zgjidhjet konkrete sepse kriza e thellë që mund të thellohet edhe më shumë, që ka pushtuar mbarë botën kërkon qëndrueshmëri dh përpjekjen e çdo vendim por çdo gjë që ne mund të bëjmë mes vendeve është diçka e vyer në këto moment kur edhe kokrra e fundit e grurit do ketë një peshë të madhe sa një thes me grurë. Kur edhe kë i fundit i  energjisë do ketë një peshë sa një megavat. Për këtë arsye grupi ynë i përbashkët do fillojë nga puna.

Duke filluar nga stacioni i parë në korrik në një takim të ngushtë, në shtator në Beograd ku do jetë edicioni i parë i verërave dhe të ushqimit, po kur do të kenë të ftuar të gjithë sipërmarrësit dhe qytetarët e gjithë rajonit. Do kemi sesionin e sigurisë ushqimore pastaj sesioni tjetër për sigurinë energjetike. Transportin, mjedisin

Sot këtu jemi pesë pavarësisht hezitimeve të mëparshëm, është një tryezë e cila sot paradite, një mundësi për të marrë më të mirën e mundshme në funksion të të mirës së përbashkët, do dëshiroja të jemi gashtë, një gjë është e sigurt, pikërisht se është i njerëzve Ballkani i Hapur as nuk ndalet as nuk mbyllet, kjo është mbes pak por e sigurt, kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet. Kush heziton është i destinuar të humbë kohë të çmuar për të përfituar nga kjo nismë. Ne jemi këtu dhe do vazhdojmë të jemi këtu”, tha Rama.  

Ora 15:30
Vuçiç falënderon Ramën: Pa fuqinë e tij, Ballkani i Hapur nuk mund të mbijetonte

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është ka falënderuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ka luajtur një rol të rëndësishëm që kjo nismë të funksionojë.

“Ramës i them një falenderim të madh, se kur kemi qenë në presion he kur është dashur që të heq dorë nga open Ballkan ka treguar përcaktim dhe vendosmëri dhe si kryetar i Serbisë i kam një falenderim të madh se pa fuqinë e tij Ballkani i Hapur nuk mund të mbijetonte, faleminderit njerëzve që vijnë në Shqipëri dhe ata që presin turistë nga Serbia. Kjo do të sjellë shumë gjëra të mira, jam krenar për atë që kemi bërë”, tha Vuçiç.

Ora 15:29
Open Balkan, Vuçiç: Kemi arritur shumë, nuk ka çështje politike të hapura mes vendeve! Ne s’kërkojmë asgjë përveç se raporte vëllazërie

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se është arritur shumë nëpërmjet Ballkanit të Hapur.

“Në javën e ardhshme do të kemi një videokonferencë për të diskutuar e për të gjetur zgjidhjet më të mira për të ndihmuar njëri tjetrin, jam I kënaqur që po përpiqemi që të gjejmë zgjidhje sa më të mirat, kjo nuk vjen menjëherë, por çdo ditë është më e dukshme. Që të mos ketë shumë kontrolle në kufi, dhe uljen e procedurave burokratike. Jam i pakënaqur me veten dhe rezultatet, por sot këtu kemi arritur shumë, raportet ekonomike, politike dhe tregtare  I kemi arritur, nuk kemi çështje politike të hapura dhe jemi 3 vende të rëndësishme, ne nga Serbia nuk kërkojmë kërkojmë vetëm marrëdhënie miqësore”, tha Vuçiç.

Ora 15:25
Ballkani i Hapur, Kryeministri i Maqedonisë: Sot nisim një kapitull të ri

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se sot vendet e rajonit nisin një kapitull të ri.

‘Sot hapim kapituj ët ri bashkëpunimi në sferat e kulturës dhe turizmit, kjo mund të jetë një pushim i mirë në Sarandë, Ohër apo Kopnik, mund të jenë benefiet për lëvizje më të shpejtë të mallrave, lëvizje më të shpejtë për qytetarët nga tre shtete tona. Një qytetar i Serbisë me një targë elektronike të makinë mund të kalojë në pikë kalimi pa u ndalur do hapet vetë në mënyrë elektronike, qytetarët do arrijnë më shpejt në destinacionin e fundit përgatitemi për panairin e verës, ushqimin në serbi dhe u morëm vesh që bashkërisht do përballemi me krizën ekonomike, mungesën e energjisë karburante e ushqimeve”, tha Kovaçevski.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tori: 08/06/2022 20:38

    Ky projekt ka per te sjelle bashkpunimet e duhura me shtetet fqinje. Me vjen mire qe u be e mundur kjo lidhje mes shteteve.

    Përgjigju
  • Astrit: 08/06/2022 19:22

    Mire thot se ballkani i hapur esht fitimprures per te gjithe ne.gjithsesi rama e ka respektuar gjithmon vendimin e kosoves. Ballkani i hapur esht shum i rendesishem per zhvillim

    Përgjigju
  • Tani: 08/06/2022 19:02

    Shpresoj qe te kemi mundesi ta shohim dhe zotin kurti ne nje tryeze me gjithe vllezweit tane shqiptare

    Përgjigju
  • Mona: 08/06/2022 19:02

    Shume faleminderit z. Rames per cdo gje qe ka bere deri tani per Shqiperine, dhe per faktin qe e ka cuar ate shume me larte sec ka qene gjate qeverisjeve te vjetra. Marreveshja e Ballkanit te Hapur eshte nje nisme tejet e mire pasi pervec benefiteve qe perfitojme ne si vend,gjithashtu krijojme relacione me te ngushta me vendet ballkanike pavaresisht historise se shkuar qe kemi patur

    Përgjigju
  • Klevi: 08/06/2022 18:55

    Kosova duhet te shkoje ne gjurmet qe ndjek Edi Rama pasi eshte nje lider shume i zoti dhe po e con Shqiperine shume perpara .

    Përgjigju
  • Klajdi: 08/06/2022 18:49

    Nje falenderim teper i madh shkon per ju z.rama.Kemi besim ne cdo pune te mire qe po beni.Urojme qe dhe kosova te na bashkohet sa me shpejte

    Përgjigju
  • AltinTop: 08/06/2022 18:22

    Kryetar shtetesh qe thyejn rekorde ne korrupsion dhe mungese drejtesie ne cdo raport internacional.

    Përgjigju
  • luis: 08/06/2022 18:18

    kemi besim ne cdo pune te mire z.rama ju falenderojme per cdo prfaqesim te mire

    Përgjigju
  • limi: 08/06/2022 18:08

    shume suksese z.rama ka shume merita per kete artitje

    Përgjigju
  • Anda: 08/06/2022 17:35

    Urojme qe shume shpejt te bashkohet dhe Kosova ne kete nisme sepse gjeja qe duam me shume eshte qe dhe ajo te zhvillohet njekohesisht me ne dhe te perfitoje me shume nga Ballkani i hapur. Gjithmone te bashkuar do te arrijme akoma me lart.

    Përgjigju
  • beqir: 08/06/2022 17:26

    po eshte okej nese nuk duan te behen pjese se jo per gje por ata do humbasn teper shume... ju jua dhate mundesine por ata refuzuan,,,jeini drejtim kemi besim te ju

    Përgjigju
  • pellumb: 08/06/2022 17:25

    i falenderojme vendet fqinje qe iu bashkuan ketij super projekti se normalisht qe ndikojne per mire ne vendet tona

    Përgjigju
  • lela: 08/06/2022 16:33

    OPEN BALKAN nje nisme shume e mire

    Përgjigju
  • Erta: 08/06/2022 16:24

    Nje projekt qe cdo shtet duhet te marr pjes pasi sjell zhvillime per cdo fushe

    Përgjigju
  • Viola: 08/06/2022 16:23

    Ballkani I hapur nje zhvillim I madhe per Shqiperine bravo Edi Rama jeni ne rrugen e duhur shume rrespekte

    Përgjigju
  • Zamira: 08/06/2022 16:20

    Nje nisme shume e duhur eshte open ballkan per vendin tone dhe te gjithe qe dalin kunder nuk duan qe vendi yne te zhvillohet dhe te ece perpara

    Përgjigju
  • Kleo: 08/06/2022 16:14

    Ballkani i hapur nje nisme shume e mire per vendin tone e cila do ndikoje pozitivisht

    Përgjigju
  • Tepelena: 08/06/2022 16:14

    Rama me kete qe po ben do arri dhe do arri shume jasht mase ket gje do e shofim shume shpejt po e ngren shqiprin ne nivelet e saj me te larta ????????????

    Përgjigju
  • Fredi: 08/06/2022 16:03

    Jemi pro e ballkanit te hapur pasi do na sjelle shume ndihmesa ne lidhje me zhvillim e vendit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?