Non grata nga SHBA, Berisha: Nuk ka asnjë provë! Nëse i publikojnë, largohem nga politika

17 Korrik 2023, 12:32| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 13:56

  • Share

 

Sali Berisha është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Ish-kryeministri vijon me akuzat se shkak për shpalljen e tij non grata është bërë George Soros. Sipas Berishës, nuk ka asnjë provë për shpalljen e tij non grata, e madje thotë se nëse i publikojnë provat do tërhiqet nga politika. 

“Për fat të keq nuk mund ta bëj këtë për shpalljen non grata nga departamenti i shtetit pasi edhe dy vite pas i është marrë ky vendim, DASH s’ka paraqitur asnjë provë fakt apo dokument ndaj askujt përfshi këtu edhe kongresmenëve të SHBA, mediave të rëndësishme në SHBA dhe askujt tjetër. Në faqet e këtij raporti paraqiten të gjitha të vërteta. Korrupsioni transnacional që sponsorizoi sanksionimin tim del në dritën e sillet me prova fakt e dokumente tronditëse. Qëllimi i këtij raporti nuk është demonstrojë pafajësinë e Berishës përballë akuzave të padrejta. Pafajësinë time e ka vërtetuar periudha 2-vjecare ku kryediplomati i botës nuk paraqiti asnjë fakt të vetëm. Kjo nuk ndodhi se kursejnë Berishën por se nuk ka asnjë të vërtetë në atë vendim. Sfida ime është ende e hapur, paraqisni një provë të vetme dhe unë largohem përfundimisht nga politika

Për turpin e çdo shqiptari, këtë sulm të opozitës e organizon Rama dhe mafia e George Soros. Rikujtoj çdo shqiptar që të mos krijojë kurë përshtypjen e gabuar se SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar fshihen pas këtij sulmi. Këto shtete janë viktimë të disa mollëve të kalbura që kanë rënë në rrjetën e merimangës së Soros, si Mcgonigal, apo Yuri Kim që u largua si të ishte sekretare e PS. Është me rëndësi që çdo shqiptar ta lexojë këtë raport ”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha publikon versionin e tij për raportin e 'Home Office': Mbron të bijën nga akuzat si seksere biznesmenësh! Sulmon Sorosin, Lulzim Bashën dhe gazetarin Carlo Bollino


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?