Një javë para dhunës, vëllai i deputetit Rraja bleu gurore të re! Statusi i kompanisë 'Inert 07' rezulton i pezulluar në QKB

10 Korrik 2023, 08:13| Përditesimi: 10 Korrik 2023, 09:29

  • Share

Një javë para konfliktit të dhunshëm ku anëtarët e familjes Rraja dhunuan banorët e Borizanës që protestuan për dëmtimin e shtëpive nga shpërthimet në gurore, një prej personave të shpallur në kërkim, ka nisur biznes të ri në zonë. Më 29 qershor 2023, Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS, ka blerë kompaninë “INERT 07”, e cila ka për objekt prodhim tregtim, materiale inerte e ndertim parafabrikate, gur gelqeror, etj.

Statusi i subjektit, sipas dokumentit të QKB, rezulton i pezulluar. Dokumentet e dorëzuara në QKB në fund të qershorit, i referohen vendimit të ortakëve të biznesit më 13 qershor 2023 ku Flamur Rraja është bërë administrator i subjektit deri në vitin 2028, pasi ka blerë 45.05% të kapitalit nga ortaku Lulzim Haka, 17.5% të kapitalit nga ortaku Luan Shehu dhe 37% të kapitalit nga aksionari Gani Farruku.

Më 6 korrik Flamur Rraja ishte mes personave që dhunuan në një lokal në Krujë, Bilbil e Jashar Majën pas protestave të këtyre të fundit për guroren e Përparim Rrajës e cila sipas tyre dëmtonte banesat në Borizanë.

Report Tv ka zbardhur edhe dosjen e kompanisë 'Delia Group' e cila nga viti 2012, nuk ka paguar rregullisht detyrimet pranë AKB-së për të ushtruar veprimtarinë e gurores. Në mars 2018 Ministria e Energjisë inicoi heqjen e licencës ndaj saj pasi nuk kishte paguar garancinë për dëmin në natyrë por leja ishte ende aktive deri në 8 korrik 2023.    

Dhuna për guroren
Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bien pre e një dhunë barbare.

Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, policia ka arrestuar 4 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Rexhep Rraja djali i deputetit dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/07/2023 00:22

    Kujt do t'ia nxijne jeten tani?

    Përgjigju
  • Tironsi: 10/07/2023 11:50

    VETEM JU SHIFNI PUÇE DHE PUÇIST..... POR KTA JANE THJESHT BAND MAFIE-SHTET..... PUNA ASHT ME GJET KRYE MAFIOZIN OSE KRYE.... POR MAFIA JONE SKA TE PENDUAR.... JA KALON DHE "COZZANOSTRA"AS!

    Përgjigju
    • Tironsi: 11/07/2023 12:22

      JO JO KTO NDODHIN DHE NE AMERIK.. BEHEN DHE FILMA...

    • Saliu: 10/07/2023 13:53

      Protestuesit kishin çadra pistoletë

  • Podcast nongrata: 10/07/2023 09:58

    Ja pse e ben Pucin? Se ju dhan gurore te re

    Përgjigju
    • Ndoshta: 10/07/2023 10:43

      Bëj nji podcast për këtë o Ed Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?