Studentja nga Fieri: Gjithçka kisha e paketova në valixhe dhe u nisa për Tiranë! U premtova prindërve, do ta përballoj

1 Tetor 2023, 20:16| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 09:27

  • Share

Që nga çarçafët e fjetjes, rrobat dhe enët e kuzhinës, Jorina Gjeçi mori gjithçka me vete në një valixhe dhe u nis nga Fieri për në Tiranë.

Më 2 tetor, 18-vjeçarja do të ulet për here të parë në auditorët e faklutetit ekonomik. Në prag të eksperiencës së re si studente në kryeqytet, ajo tregon se mes së gjithash ndihet  pak e trembur.

“Ndihem shumë e e mocionuar dhe pak e trembur , por po përpiqem ta menaxhoj këtë emocion që po ndiej tani. Do mësohem sepse nuk kam zgjidhje tjetër.”

Tani çdo gjë është e re dhe e panjohur për të. Madje dhe vajza me të cilën do të ndajë dhomën e konviktit.

“Kam një goc te dhoma ime , por do njihemi. Nuk jemi shoqe, por do njihemi. Edhe ajo ka ardhur sot.”

Akomodimin e ka siguruar tashmë në rezitencën 10 të Qytet Studnetit. Në këtë etapë të re që do të nis ka vetëm një premtim për prindërit e saj.

‘Eksperiencë e re dhe do të mësoj shumë gjëra të reja. Do të bëhem e pavarur. Unë iu kam premtuar prindërve që do ia dal mbanë dhe do të përballoj çdo vështirësi”.

Atmosfera e këtij fillim viti akademik ndihej kudo nëpër Tiranë. Si Jorina edhe student tjerë disa të gëzuar e të tjerë të stresuar me valixhe e çanta në duar nesër nisin një tjetër vit akademik.

Rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në auditoret e universiteve. Të tjerë pritet të regjistrohen në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, drejtpërdrejtë në universitet deri në plotësimin e gjitha kuotave.

Viti i ri akademik për studentët e mjekësisë do të nis me bojkot të procesit arsimor dhe me protesta, pasi ata kundërshtojnë ligjin i cili i detyron ato të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?