Nikolla mesazh ndërgjegjësimi kundër kancerit të gjirit: Diagnostikimi i hershëm është çelësi i parandalimit

1 Tetor 2023, 12:10| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 12:12

  • Share

1692871293_linditanikolla433770x402.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka publikuar sot një mesazh ndërgjegjësimi kundër kancerit të gjirit. Nikollau bën thirrje vajza e grave për kontrolle, pasi diagnostikimi i hershëm është çelësi i parandalimit

“Tetori Rozë”, muaji simbol i përkujdesjes ndaj grave e vajzave të prekura nga kanceri i gjirit, është një kohë ndërgjegjësimi e reflektimi për të gjithë shoqërinë. Për të mbështetur nënat, motrat, vajzat, bashkëshortet të përballojnë e luftojnë sëmundjen dhe t’i rikthehen jetës normale. Për t’u kujdesur e kontrolluar, për të diagnostikuar në kohë dhe parandaluar zhvillimin e saj. Disgnostikimi i hershëm është çelësi i parandalimit.

Vetëkontrolli mujor, Ekzaminimi klinik i gjirit nga personeli shëndetësor, Mamografia, dhe Eko e gjirit janë ndër masat kryesore parandaluese të kancerit të gjirit. Për gratë dhe vajzat që kanë faktorë risku, kujdesi duhet të jetë më i madh dhe kontrollet më të shpeshta. Shoqëria, institucionet dhe sistemi i kujdesit shëndetësor duhet të bashkëpunojnë për të zhvilluar kulturën shëndetësore dhe mundësuar diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin edhe për gratë e vajzat me vështirësi ekonomike e familjare.

Për të parandaluar zhvillimin e sëmundjes dhe për t’ua lehtësuar betejën me më shumë përkujdesje mjekësore e shëndetësore, lehtësi ekonomike dhe shërbime sociale e njerëzore. Për t’u krijuar një mjedis të ngrohtë familjar, profesional e shoqëror, për t’u forcuar besimin, shpresën, optimizmin dhe rikthyer lumturinë. Ato kanë nevojë për ndihmën e kurajon tonë, ne kemi nevojë për buzëqeshjen e tyre.”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.


Lajmi kryesor:

Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit! Në 2022 u diagnostikuan 710 raste! Ministrja: Përfitoni nga programi i mamografisë falas


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?