Foto ilustruese

Sociale

Nesër nis viti i ri shkollor! Mësuesit detyrim vaksinën anti-COVID, në të kundërtën tampon çdo javë

26 Shtator 2021, 21:39| Përditesimi: 26 Shtator 2021, 21:43

  • Share

TIRANË-  E hëna e 27 shtatorit do të rikthejë në bankat e shkollës nxënësit e sistemit parauniversitar. Deri më tani, është zhvilluar mësimi plotësues për të rikuperuar njohuritë e humbura dhe ka qenë në dëshirën e nxënësve, por nga nesër do të nisë zyrtarisht shkolla.

Shkollat e vendit do të mbushen sërish nga të qeshurat e pafajshme të fëmijëve, që do të rikthehen sërish në bankat e shkollës, me shpresën se duke u kujdesur maksimalisht për kushtet higjienikë, pandemia nuk do të përbëjë pengesë në procesin mësimor. Mësimi do të fillojë në orën 08:00 dhe orët do të jenë nga 30 minuta, si një masë e marrë për të reduktuar qëndrimin në një ambient të mbyllur për orë të gjata.

Një pikë e rëndësishme është ajo e zbatimit të masave anti-COVID. Në ndryshim nga vitet e kaluara,  mësuesit do të rikthehen në klasa të vaksinuar, ndërsa për ata që nuk e bëjnë, do të duhet të paraqesin test COVID çdo javë për të treguar se nuk janë të infektuar nga virusi.

Nëpërmjet një video-mesazhi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u është drejtuar me një urim të gjithë nxënësve, duke theksuar se në të gjitha shkollat janë marrë masat që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë. Kushi u  bën thirrje nxënësve që t’i kushtojnë kujdes maksimal masave anti-COVID. Më herët Minstrja , ka  njoftuar se nga klasa e parë deri më të 9-të, nxënësit do të përfitojnë libra shkollor falas.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?