Foto ilustruese

Kronikë

Nesër nis viti i ri shkollor, Ministria e Arsimit apel për respektimin e masave anti-COVID

26 Shtator 2021, 12:50| Përditesimi: 26 Shtator 2021, 12:52

  • Share

Nga nesër nis viti i ri shkollor për nxënësit. Nëpërmjet një video-mesazhi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u është drejtuar me një urim të gjithë nxënësve, duke theksuar se në të gjitha shkollat janë marrë masat që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë.

Kushi u  bën thirrje nxënësve që t’i kushtojnë kujdes maksimal masave anti-Covid. Më herët Ministrja, ka  njoftuar se nga klasa e parë deri më të 9-të, nxënësit do të përfitojnë libra shkollor falas.

"Siguria dhe shëndeti juaj është elementi më i rëndësishëm për të gjithë ne, prandaj lutja ime për ju është që t’i respektoni të gjitha masat në shkollë", tha ministrja.

Nga dita e nesërme, me fillimin e mësimit të gjitha shkollat janë të detyruara të respektojnë protokollin për masat anti-COVID.

Vaksinimi për arsimtarët është i detyrueshëm, ndërsa për ata që nuk e bëjnë, do të duhet të paraqesin test COVID çdo javë për të treguar se nuk janë të infektuar nga virusi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?