Negociatat PS-Rithemelimi/ Haklaj: Rama u bashkua me Berishën, besëlidhje anti-SPAK! Beqiraj: U intereson marrëveshja e 2008

21 Mars, 19:12| Përditesimi: 21 Mars, 19:44

  • Share

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Azgan Haklaj në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv duke komentuar aktualitetin politik në vend, thotë se Edi Rama u bashkua me Sali Berishën dhe kanë krijuar një besëlidhje anti-SPAK.

Për gazetarin Arbër Hitaj, Haklaj tha se ato i bashkon halli i përbashkët, pasi edhe Rama kur mos të jetë më në pushtet do të shpallet non grata.

'Bashkim i Berishës me Ramën, besëlidhjen anti-SPAK dhe anti SHBA. Nuk shpallin non grata në udhëheqje. Të njëjtat veprime që ka bërë Berisha po bën edhe Rama. Po pengojnë drejtësinë. Nuk po e mbështesin SPAK. Pasi nuk e morën peng PD-në. Mund të shpallet Edi Ram anon grata kur mos të jetë në pushtet.

Kush u bë opozitë zyrtarë është një bashkëpunim që quhet bashkim i Ramës dhe Berishës për të njëjtin hall që kanë. PD e ka grupin parlamentar. Grupi që ka bashkëpunuar Rama është grupi i PD-së që ka abuzuar Gazment Bardhi. I bashkon halli. Është bashkuar në mënyrë mekanike Foltorja me grupin e Gazeve Judës Gjekmarkaj dhe Tabakës që thotë jemi mbi palët.

Pasi miratuan gjithë ligjet e mbajtën peng Kuvendin. Kërkuan 8 komisione dhe u dha Rama vetëm dy komisione. Është loja, Rama është tallur me ta. Komisionin për sterilizimin, pse heshti Berisha për komisionin e Charels McGonigal.'- tha Haklaj.

Nga ana tjetër avokati Idajet Beqiri thotë se nuk ka një marrëveshje mes palëve e se u intereson ajo që kanë nënshkruar në 2008.

‘Kërkesat e Bashës për lista të hapura janë të drejta. Edhe Rama nuk është puna se kaloi ylberin, dhe harron marrëveshjen e 2008. Ramës i intereson kjo gjë. Vazhdojmë me parlament kryeministror. Berishës i intereson se nuk do të marrë pushtetin. Do një grup deputetësh.’- tha Beqiri.

Ora 19:40
‘Juda Gjekmarkaj’, Haklaj sulmon deputetin e PD: I pëlqejnë ofiqet e Kuvendit

 

Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, anëtari i kryesisë së PD-së Azgan Haklaj ka sulmuar, deputeti Agron Gjekmarkaj. Haklaj po ashtu konsideroi të paprecedentë faktin se Lulzim Basha u përjashtua nga seanca plenare.

‘Është rast i paprecedent. Në seancën që shkoi Basha, ata morën vendimin për ta përjashtuar sepse ata i tremb fjala e lirë. Janë mësuar me marrëveshje okulte, me krimin e organizuar. Qëllimi i tyre është se ata duan të heqin edhe ligjin e dekriminalizimit me qëllim që të bashkëpunojnë me grupet e organizuara kriminale. Këtë kishin hall që këto grupe interesi me rekorde kriminale tua heqë sanksionimin ligjor. Në emër të opozitarizmit shqiptar, çi fjalën e këtij harkut opozitar dhe përjashtuan udhëheqësin e opozitës, për të vënë Gaz Bardhin. Ta harrojnë se mund ta marrim me imponim. Aaa Juda Gjekmarkaj që ka dhënë dorëheqjen por rrinë atje si nënkryetar i parlamentit pasi ofiqet i pëlqejnë. Të gjitha palët janë bashkë. I ftoj partitë politike të bënë pjesë e këtij bashkimi të gjerë.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?