‘Juda Gjekmarkaj’, Haklaj sulmon deputetin e PD: I pëlqejnë ofiqet e Kuvendit

21 Mars, 19:40| Përditesimi: 21 Mars, 19:59

  • Share

 

Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, anëtari i kryesisë së PD-së Azgan Haklaj ka sulmuar, deputeti Agron Gjekmarkaj. Haklaj po ashtu konsideroi të paprecedentë faktin se Lulzim Basha u përjashtua nga seanca plenare.

‘Është rast i paprecedent. Në seancën që shkoi Basha, ata morën vendimin për ta përjashtuar sepse ata i tremb fjala e lirë. Janë mësuar me marrëveshje okulte, me krimin e organizuar. Qëllimi i tyre është se ata duan të heqin edhe ligjin e dekriminalizimit me qëllim që të bashkëpunojnë me grupet e organizuara kriminale. Këtë kishin hall që këto grupe interesi me rekorde kriminale tua heqë sanksionimin ligjor. Në emër të opozitarizmit shqiptar, çi fjalën e këtij harkut opozitar dhe përjashtuan udhëheqësin e opozitës, për të vënë Gaz Bardhin. Ta harrojnë se mund ta marrim me imponim. Aaa Juda Gjekmarkaj që ka dhënë dorëheqjen por rrinë atje si nënkryetar i parlamentit pasi ofiqet i pëlqejnë. Të gjitha palët janë bashkë. I ftoj partitë politike të bënë pjesë e këtij bashkimi të gjerë.

 


Lajmi kryesor:

Negociatat PS-Rithemelimi/ Haklaj: Rama u bashkua me Berishën, besëlidhje anti-SPAK! Beqiraj: U intereson marrëveshja e 2008


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?