Në Shqipëri konfirmohen variantet e reja BA1 dhe BA2 të Omicron, mjeku Dasho: Kanë transmetueshmëri të lartë, por forma të lehta të infeksionit, preken dhe të vaksinuarit

5 Prill 2022, 14:19| Përditesimi: 5 Prill 2022, 14:35

  • Share

Ditën e sotme u konfirmuan varianteve të Omicron BA1 dhe BA2 në vendin tonë, të cilat kanë në transmetueshmëri më të lartë se Omicron. Mjeku Erion Dasho në një intervistë për Report Tv tha dy variantet e reja prekin edhe personat të cilët kanë krijuar një imunitet të krijuar si nga vaksina edhe nga kalimi i infeksionit COVID-19, ndërsa shtoi se në Shqipëri varianti BA2 do të jetë më dominues.

"Variantet mund të prekin edhe ata që kanë krijuar imunitet nga COVID apo nga vaksina. BA1 dhe BA2 kanë transmetueshmëri më të lartë se Omicron dhe situata do të jenë nën kontroll, personat e vaksinuar kalojën në formë të lehtë të sëmundjen. Varianti BA2 do jetë më shumë dominues në Shqipëri Personat që e kanë kaluar po preken nga variantet e reja dhe e vetmja armë që kemi është vaksinimi dhe doza rikujtuese, ku në Gjermani ka nisur aplikimi i dozës së 4 të vaksinës anti-COVID", tha Dasho.

ISHP konfirmoi sot variantet e reja të COVID-19 të Omicron, BA1 dhe BA2 prezente në vendin tonë pas analizave të kryera në Gjermani. Edhe ISHP konfirmoi se shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet. 

Po cilat janë simptomat BA 2? Sipas ekspertëve, simptomat e BA.2 janë të ngjashme me ato të variantit origjinal të Omicron si kollë, ethe, lodhje, shumë rrallë humbje e shijes ose nuahtjes, probleme gastrointestinale, dhimbje koke, skuqje të lëkurës. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?