COVID-19, konfirmohet prezenca e varianteve të reja të Omicron në Shqipëri, BA1 dhe BA2

5 Prill 2022, 11:27| Përditesimi: 5 Prill 2022, 11:55

  • Share

Variantet e reja të COVID-19 BA1 i Omicron dhe të BA2 janë prezente në vendin tonë. Instituti Shëndetit Publik konfimoi praninë e tij në popullatën shqiptare pas analizave të kryera në Gjermani.

ISHP sqaron se nga 556 mostra të marra në janar dhe shkurt të 2022 janë çuar në Gjermani, ku ka rezultuar se sundon varianti BA1 i Omikron, por kemi edhe prezencë në qarkullim dhe të BA2. Gjithashtu në një % shumë të ulët dhe qarkullim të variantit delta.

Sipas të dhënave rezulton prezenca si më poshtë:

86%(476) janë mostra BA1

8.3%(46) janë mostra BA2

3% (18) janë mostra delta

Shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore. Siç ka ndodhur dhe në vendet e tjera ka gjasa që ky variant të kaloje në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trasmetueshmërisë së lartë.

Instituti Shëndetit Publik, ju bën apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen ndaj COVID-19 pranë qendrave shëndetësore ose pikave të përqendruara të vaksinimit.  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?