Berisha prezanton raportin e Home Office: Më akuzojnë s’e kam mbrojtur Fazlliç! Në Shqipëri s’ka asnjë provë kundër tij se ka shkelur ligjin

17 Korrik 2023, 13:06| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 13:40

  • Share

 

Sali Berisha ka publikuar sot një raport sipas tij të cilin ia ka sjellë Home Office në lidhje me shpalljen e tij non grata nga Britania e Madhe. Një nga arsyet sipas Berishë ishte edhe lidhja e tij me Damir Fazlliç, që sipas Home Office, ai e ka mbrojtur kur kanë dalë fakte për inkriminimin e tij. Sipas Berishës s’ka asnjë provë kundër Fazlliç në Shqipëri se ka shkelur ligjin.

‘Rasti i dytë, Damir Fazlliç. Sipas Home Office, e kam mbrojtur kur kanë dalë fakte për inkriminimin e tij. Burimet janë BIRN, Balkan Insight, Reporter.al të superspekulantit Soros. Fazlliç nuk ka qenë kurrë i inkriminuar në Shqipëri, SHBA apo ndonjë vend tjetër. Ndaj tij në Shqipëri nuk kanë dalë kurrë prova të veprimtarisë inkriminuese gjatë kohës që kam qenë kryeministër apo më vonë. Pas një hetimi të nisur nga Ina Rama, u gjet se Fazlliç nuk kishte shkelur asnjë ligj. Në një moment, kur po shkonte në aeroport, prokuroria kërkon arrestimin e tij pa lëshuar një urdhër-arrest. Asnjë shtetas nuk mund të arrestohet pa urdhër. Kur prokuroria i kërkoi paraqitjen, ai erdhi dhe prokuroria konkludoi se ai nuk kishte shkelur asnjë ligj.’- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha publikon versionin e tij për raportin e 'Home Office': Mbron të bijën nga akuzat si seksere biznesmenësh! Sulmon Sorosin, Lulzim Bashën dhe gazetarin Carlo Bollino


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?