Në fundvit çmimet në Shqipëri u rritën më shumë se në BE! Eurostat: Në 2023 u shtrenjtua gjithçka me përjashtim të transportit

17 Janar, 15:48| Përditesimi: 17 Janar, 16:35

  • Share

Kostot e jetesës në Shqipëri u rritën më shumë se në vendet e Bashkimit Evropian në muajit e fundit të vitit.

Ndryshe nga të dhënat e INSTAT që raportoi se inflacioni ishte 4% në muajin dhjetor, Agjencia Evropiane e Statistikave thotë se në këtë periudhë inflacioni në Shqipëri është rritur me 4.5%, ndërsa në vendet e BE inflacioni ishte 3.4%.

Me matjet e bëra sipas metodës së EUROSTAT, rezulton se inflacioni në vend në muajin e fundit të 2023 ishte 1.1% më i lartë se në BE, duke e klasifikuar Shqipërinë në vendin e 11 mes 31 shteteve me çmimet më të larta. Referuar këtij raporti në Shqipëri janë shtrenjtuar të mallrat, me përjashtim të transportit pasi është ulur çmimi i naftës edhe në tregjet e huaja.

Por ndikimin më të madh në këtë shtrenjtim të çmimeve e ka dhënë grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 7.6 %, ndjekur nga grupi i ‘Argëtimit dhe kulturës’ me 6,7%, më pas është grupi ‘Pijeve alkoolike dhe duhan’ me 4,3 %, për të vijuar me shtrenjtimin e mobilimit, shërbimit arsimor, hotelet, kafenetë, veshjet dhe këpucët e komunikimi. Ndërsa çmimet e grupit të “Transporti” u ulën me 2,2 %.

Sipas matjeve të EUROSTAT, inflacioni total për vitin 2023 vlerësohet nga 5.3%, ndërsa sipas matjeve të INSTAT, përgjatë vitit të shkuar inflacioni rezultoi 4.7%. Në të dyja rastet është shumë më i lartë se objektivi i Bankës së Shqipërisë që synon një inflacion 3% brenda këtij viti.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tino: 17/01/2024 16:14

    Kto jan hallet e verteta te shqiptarve. As saliu as ballkoni as inteligjenca artificiale as satelitet. Gjith te tjerat jane per te terhequr vemendjen nga problemi kryesor qe eshte fukaralliku. Po nuk u mor qeveria seriozisht me kte problem njerzit thjesht do vazhdojn te hikin dhe ktu do mbeten vetem politikanet emiigrantet qe vin nga bangladeshi dhe kriminelet me x5 .

    Përgjigju
    • Or tej: 17/01/2024 18:27

      Do ikin te gjithe dhe do ngelen vetem "h" or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?