Kirurgu: VIP-at vithe në palestër?!!...Gjysmat i kam operuar unë (VIDEO)

18 Shkurt 2019, 15:50| Përditesimi: 18 Shkurt 2019, 16:58

  • Share

Të shumtë janë personat që si zgjidhje për tu dukur bukur kanë gjetur përdorimin e botox-it apo të tërheqjes së lëkurës.  I ftuar mëngjesin e sotëm  në emisionin “Rreze Dielli” në Report tv, kirurgu estetik Panajot Papa ka shpjeguar efektet negative të përdorimit të botox-it, në rastet kur ai realizohet gabim. Sipas kirurgut , në Shqipëri janë të shumta rastet e keqrealizimit të ndërhyrjeve dhe këto janë lehtësisht të dukshme.

Botoxi nuk duhet të paralizojë komplet muskujt . Ajo që ndodh në Shqipëri është se sheh pacientë të paralizuar, ose shpesh herë për shembull , cepi i vetullës i ngrihet lart. Në fakt duhet të ngrihet cepi i vetullës, por jo në mënyrë të gabuar. Kur të ngrihet cepi i vetullës, personi automatikisht bëhet më i shëmtuar dhe jo më i bukur, sepse është jonatyrale. Ne duhet të paralizojmë rrudhat, jo të paralizojmë muskujt. 

Panajot Papa, kirurg estetik

Ndërkaq efektet që mund të shkaktojë tërheqja e lëkurës, apo siç njihet gjerësisht facelifting mund të shkojnë deri në paralizë faciale, ne rastet kur ndërhyrjet bëhen nga persona jo të fushës.

Për sa i përket "facelifting", nëse bëhet në mënyrë të gabuar mund të shkaktojë edhe paralizë faciale, nëse bëhet jo nga mjekë apo nga specialist. Çdonjeri duhet të bëjë punën e tij sipas specializimit. Objektivi i një kirurgu plastik është që nesër kur të shohin pacientin e tij, ta pyesin çfarë ka ndodhur tek fytyra jote, mos ke ndryshuar flokët? Në momentin që ne kuptojmë se pacienti ka bërë një ndryshim, i bie që pacienti është bërë gabim ose është trajtuar gabim, por njëkohësisht edhe mjeku ka dështuar.

Dëshira për tu dukur bukur vjen më së shumti nga njerëzit e ekranit, të cilët nëpër intervista shpesh shprehen se e kanë arritur trupin e tyre në mënyrë natyrale dhe jo me ndihmën e ndërhyrjeve. Megjithatë në një video të shkurtër në prapaskenë me moderatorët Erjona Rusi dhe Alban Musa, kirurgu Panajot Papa është shprehur : Shumica thonë se vithet i kanë bërë në palestër, por gjysmën e tyre e kam bërë vetëm unë.

Kirurgu estetik Panajot Papa në studion e "Rreze Dielli"

b.ha.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?