Foto ilustruese

Ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës, ja përse

9 Qershor, 09:40| Përditesimi: 9 Qershor, 09:44

  • Share

Një nga ankesat më të zakonshme të personave që përpiqen të heqin kilet e tepërta është se vazhdimisht ndihen të uritur, kështu që shpesh konsumojnë ushqime jo aq të shëndetshme.

Sipas ekspërtëve këto janë tre arsyet të cilat ndikojnë në ndjejnjën e urisë së tepërt.

Mungesa e gjumit
Tek shumë njerëz mungesa e gjumit mund të çojë në një rritje të ndjenjës së urisë dhe kjo për shkak se hormonet natyrore të trupit janë të çrregullta. Kështu, ata mund nuk mund t’i rezistojnë ushqimeve të pashëndetshme, duke rezultuar edhe shtim në peshë.

Marrja e pamjaftueshme e ujit
Uji është një lëngjet bazë për të parandaluar oreksin e dikujt për ushqim pasi shkakton ndjesinë e  ngopjes. Sipas hulumtimeve, thuhet se femrat që kanë konsumuar gjysmë litër ujë 30 minuta para drekës, pas një periudhe prej tetë javësh, kanë reduktuar oreksin e tepërt dhe kanë humbur peshë.

Marrja e lartë e sheqerit
Studime të ndryshme kanë arritur në përfundimin se marrja e tepërt e sheqerit shton oreksin, pasi shkakton më shumë prodhim të grelinës, hormoni i urisë. Pra, me uljen e marrjes së sheqerit, zvogëlohet edhe dëshira e vazhdueshme për të ngrënë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?