Lulzim Basha

Ndërroi jetë nga COVID, Basha për Engjëll Daklin: Elbasani humbi qytetarin e tij të parë, PD humbi një aktivist me kontribut të shquar

4 Dhjetor 2020, 14:01| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 14:04

  • Share

1606229714_Screenshot2.jpg
Me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut Engjëll Daklit, kryedemokrati Lulzim Basha shkruan se Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa PD një aktivist të shquar dhe me kontribut të madh.

"Me hidhërim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Ministrit, ish-deputetit dhe ish-Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, z. Engjëll Dakli.  Ngushëllimet e mia më të ndjera dhe lutjet e mendimet e mia janë me bashkëshorten Ortenca, djemtë Anrin dhe Martinin dhe miqtë e tij të shumtë. Me ikjen e Ëngjëll Daklit, Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa Partia Demokratike një aktivist të shquar me kontribut të madh në qeverisjen qendrore e lokale. U prehtë në paqe" shkruan Basha


Lajmi kryesor:

I infektuar me COVID, ndërron jetë ish-kryebashkiaku Engjëll Dakli! Prej ditësh ishte shtruar në një spital në Turqi! Meta: Qytetar model dhe intelektual kalibri


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?