I infektuar me COVID, ndërron jetë ish-kryebashkiaku Engjëll Dakli! Prej ditësh ishte shtruar në një spital në Turqi! Meta: Qytetar model dhe intelektual kalibri

4 Dhjetor 2020, 11:58| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 15:37

  • Share

Koronavirusi ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e politikanëve këtë të premte. Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Engjëll Dakli.

Dakli po trajtohej prej disa ditësh në Turqi, por nuk ka mundur të fitojnë betejën me koronavirus duke ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të premteje.

Për ndarjen e tij nga jeta ka shprehur mesazh ngushëllimi shprehu presidenti Meta, i cili shkruan se ishte një qytetar model dhe intelektual dhe nënpunës i ndershëm i shtetit. Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha shkruan se Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa PD një aktivist të shquar dhe me kontribut të madh.

Ëngjëll Dakli ka drejtuar bashkinë e Elbasanit në vitet 1996-2000, ishte ish deputet dhe ish ministër i punës. Ëngjëll Dakli ishte një prej intelektualëve të respektuar të Elbasanit.

Ish-kryebashkiaku i Elbasanit Engjëll Dakli

Ora 14:01
Ndërroi jetë nga COVID, Basha për Engjëll Daklin: Elbasani humbi qytetarin e tij të parë, PD humbi një aktivist me kontribut të shquar

1606229714_Screenshot2.jpg
Me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut Engjëll Daklit, kryedemokrati Lulzim Basha shkruan se Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa PD një aktivist të shquar dhe me kontribut të madh.

"Me hidhërim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Ministrit, ish-deputetit dhe ish-Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, z. Engjëll Dakli.  Ngushëllimet e mia më të ndjera dhe lutjet e mendimet e mia janë me bashkëshorten Ortenca, djemtë Anrin dhe Martinin dhe miqtë e tij të shumtë. Me ikjen e Ëngjëll Daklit, Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa Partia Demokratike një aktivist të shquar me kontribut të madh në qeverisjen qendrore e lokale. U prehtë në paqe" shkruan Basha

 

Ora 13:32
Ndahet nga jeta Engjëll Dakli, Meta: Qytetar model dhe intelektual kalibri, nënpunës i ndershëm i shtetit

1606295828_ilirmeta1.jpg

Presidenti Ilir Meta i ka kushtuar një mesazh ngushëllimi familjarëve dhe të afërmve të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Engjëll Daklit.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se Dakli ishte një përfaqësues dinjitoz i një familjeje fisnike me tradita qytetare dhe demokratike dhe do të kujtohet përherë me respekt e mirënjohje.

"Ëngjëll Dakli, përfaqësues dinjitoz i një familjeje fisnike me tradita qytetare dhe demokratike, do të kujtohet përherë me nder, respekt e mirënjohje, si një qytetar model dhe i përkushtuar, intelektual kalibri dhe mbi të gjitha si një nëpunës i ndershëm i shtetit, që aq shumë e deshte përparimin e Shqipërisë dhe që me aq pasion punoi për modernizimin e qeverisjes vendore të Elbasanit" - shkruan Meta.

 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 04/12/2020 17:56

    Edhe hajdutet vdiskan nje dit... Mendoja se ishin te pa vdekshem!? Edhe vlerat e ketyre na I nxjerrin ne pah te there pasardhes me kollare! Cuditerisht gjithmone fitojne imoralet ne kete vend! Ah shoqeri civile inegzistente!

    Përgjigju
  • Tirona: 04/12/2020 15:21

    Eshte kohe lufte, eshte kohe Pandemie, te gjithe jemi te barabarte perpara kesaj katastrofe qe i ka rene njerezimit . Shteti duhet te interesohet per te pare se kush ka financuar per mbulimin e shpenzhimeve te atyre personave qe kane shkuar jashte Shqiperise per tu mjekuar dhe sheruar nga ky Virus, jam i bindur qe jane prekur fondet e dikastereve te cilat vijne nga taxapaguesit shqiptare.....dhe kush ka prekur kete fond duhet te pergjigjet para drejtesise.

    Përgjigju
  • Shreku: 04/12/2020 14:04

    Po familja e shrekut Meta e besojne tani virusin se fallxhorja thoshte mos mbani maske nuk ka kovid!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Inshallah: 04/12/2020 13:56

    Mbas tij te ike Meta.

    Përgjigju
  • alfons: 04/12/2020 13:55

    mor po ku i gjeten 40 mij euro per tr shkuar ne turqi gjithe keta mo

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 04/12/2020 13:55

    Ngushelime f amiljareve dhe bashkeveprimtareve e miqeve te shuemt.Por, kam edhe nj e py et je.Pse keta vdein ne Tuqi?C'eshte ky mosbesim ndaj mantilbardheve tane! Madje, mosbesim mu nga drejtuesit e shtetit dhe popmullit!Mu nga ata qe vet i kane zgjedhur dhe ju kane dhene besimin e sherbimit.

    Përgjigju
  • Arbëri: 04/12/2020 12:48

    Ngushllime familjës, Por një gjë nuk po mundem ta kuptojë, pse të gjithë klasa politike dhe ata që e quajn veten të ”pasur ” i janë drejtuar turqis pse...???

    Përgjigju
  • Ela: 04/12/2020 12:39

    NGUSHELLIME FAMILJES SE TIJ,ISHTE BURR DINJITOZ,NJE NGA TE VETMIT E PD-SE,

    Përgjigju
  • LORA: 04/12/2020 12:07

    Per mua inxhinieri Engjell Dakli eshte figure dinjitoze,,,nga ata fare te paktet ne PD. Keqardhje per kete ikje te shpejte. I qofte dheu i lehte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?